• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjykata e Lartë: Paguan TVSH kush ka xhirro mbi 5 mln lekë

by Java News
20/07/2017 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Në një vendim të dhënë së fundmi Kolegji Administrativ ka vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga ata që kanë xhiron vjetore nga 5 milionë lekë e lart.
Rrezimi i pjesshëm i aktit normativ nënligjor, VKM nr 953 datë 29.12.2014  “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” erdhi pas padisë që dërgoi në Gjykatën e Lartë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër Këshillit të Ministrave.Ligji për TVSH-në në pikën 2 të nenit 11 përsa i përket profesionit avokat, në lidhje me vendosjen e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH, caktonte se avokatët detyrohen të llogarisin, të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH në vleftën 20% të çmimit të shërbimit të kryer, pavarësisht xhiros vjetore të realizuar.“Kjo xhiro vjetore për bizneset në tërësi llogaritet në nivelin e qarkullimit prej 5 milion lekë, ndërkohë që për avokatët, në mënyrë krejtësisht absurde, ky nivel ishte caktuar në kufirin 0 lekë. Kjo praktikisht do të thotë që për çdo shërbim të ofruar nga ana e avokatit duhej të llogaritej dhe paguhej TVSH në masën 20% të shërbimit të ofruar” argumenton Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë.Sipas Kolegjit Drejtues të kësaj Dhome pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës, detyrimit për llogaritjen dhe pagesën e TVSH i nënshtrohen vetëm ata avokatë apo zyra avokatie, niveli i xhiros vjetore të të cilëve e kalon shumën e 5 milion lekë të reja në vit.
Të gjithë avokatët e tjerë nën këtë nivel xhiro vjetore nuk kanë detyrim të jenë subjekt i pagesës së TVSH, që do të thotë nuk kanë detyrim të llogarisin 20% për efekt pagese TVSH dhe shërbimi i tyre nuk do të faturohet nëpërmjet faturës me TVSH por me faturë të thjeshtë tatimore.
A do jetë shfuqizimi për gjithë profesionet e lira?
Burime nga Dhoma e Avokatisë sqaruan për Monitor se kërkesa është bërë nga Dhoma e Avokatisë, por në bazë të ndryshimeve të fundit kushtetutes, çdo vendim i Kolegjit është unifikues. Duke marrë parasysh se argumenti që është shfuqizuar se ky tatim ështe diskriminues, qëndron për të gjitha profesionet, ky vendim duhet shfuqizuar për të gjithë. Por gjithsesi, thonë ata, duhet pritur zbardhja e vendimit./Monitor/ma.me
Next Post
Kurbin/ Kërcënonte fshatin, prangoset Ndue Rica, i sekuestrohen armë e municione

Kurbin/ Kërcënonte fshatin, prangoset Ndue Rica, i sekuestrohen armë e municione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In