• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nishani konsultime me partitë politike për anëtarët e Kushtetueses

by A R
03/05/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nisi të martën konsultimet me krerët e grupeve parlamentare për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të zëvendësojnë në këto poste Vladimir Kriston dhe Sokol Berberin, qe ju ka mbaruar mandati më 31 mars.

Takimi ka nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi për të vijuar me kryetarin e grupit të PD-së, Edi Paloka, më pas me Petrit Vasilin, kryetar i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetarin e grupit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, etj.

Pas takimit me Presidentin, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha per mediat se opozita nuk ka emra preferencialë për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Shtetit, tha ai, po ndjek procedurat e përcaktuara nga ligji, të mbështetura në vijimësi nga opozita, në tre vitet e fundit.

PD do t’i qëndrojë kritereve që përcakton ligji. Ne nuk kemi preferenca për emra të veçantë, por zbatimin e Kushtetutës, tha Paloka .I pyetur nga gazetaret nëse këto kandidatura janë të parakohshme për shkak të reformës në drejtësi, kreu i grupit demokrat tha se kjo reformë ‘nuk është shpëtim për gjithçka’.

‘Kjo reformë duhet bërë atëherë kur të realizohet. Ne sot kemi ligje dhe Kushtetutë dhe absolutisht ato duhen zbatuar. Reforma nuk është shpëtim për gjithçka. Ta kenë parasysh edhe ata që e përdorin si justifikim për gjithçka”, deklaroi Paloka.

Konsultimet me grupet parlamentare të Kuvendit janë një praktikë e ndjekur prej kohësh nga Kreu i shtetit, megjithëse parlamenti nuk i ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Kushtetueses apo të Gjykatës së Lartë, me argumentin se nuk ka pasur konsultime për emra konkrete, por për procesin në tërësi.

Next Post

Prishi provat në vendin e vrasjes, policia arreston shokun e Elton Çiçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com