• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prishi provat në vendin e vrasjes, policia arreston shokun e Elton Çiçës

by A R
03/05/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja ku mbeti i vdekur shtetasi Elton Çiça ka tashmë të arrestuarin e parë. Bëhet fjalë për një prej personave që ishte me të në momentin e vrasjes.

Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Redjan Rraja, nga Kruja. Policia thotë se ai është nën akuzë se ka penguar zbulimin e së vërtetës. Një natë më parë, zv.drejtori i Policisë Ermal Muça e konfirmoi ndalimin duke thënë se ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes.

“Janë bërë disa veprime nga ana e këtij personi që kanë lëvizur gjëra në vendin e ngjarjes me dashje dhe kanë marrë bashkë me prokurorin një vendim për ta ndalur. Mund të jetë edhe vrasës me pagesë dhe jemi në rrugë goxha të drejtë” – tha dje Muça.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.05.2016, rreth orës 22:10, në rrugën ”Gjin Bue Shpata”, në ambjentet e një lokali, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Elton Çiça, 36vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital.

Shtetasi Elton Çiça, ka qënë në shoqërinë e shtetasve: A. T., S. K. dhe shtetasi Redjan Rraja, 31 vjeç, banues në Krujë, i cili u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal.

Në momentet që këta shtetas kanë qënë duke qëndruar, në lokal ka hyrë një shtetas i cili është afruar drejtë shtetasit Elton Çiça, duke e qëlluar tre herë me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

 (javanews.al / a.r)

Next Post

Reshjet, kuotat në Fierzë pranë maksimales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com