• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjykata e Lartë jashtë funksioni”/ Ish-ministri i LSI sulmon SHBA: Deformimi ndodhi me mbështetjen tyre. Paguajnë një grup juristësh që s’janë as…

by Java News
03/08/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë alarmin se Gjykata e Lartë është jashtë funksionit.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Manjani shkruan se janë rreth 40 000 çështje që presin të  shqyrtohen nga kjo gjykatë.

Manjani ndër të tjera, shkruan se ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që s’janë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët.

Postimi  plotë i Manjanit:

Që vërtetë të mos hamë e pijmë bar..

=====

Përtej konspiracionit Soros, East-West institute, Delina-KLGJ duhet të kuptojmë realisht çfarë është problemi i Gjykatës së Lartë.

Prej vitesh është bërë një stok prej rreth 40 000 çështjesh që presin të gjykohen nga kjo gjykatë. Vettingu në mënyrën më absurde i vuri drynin kësaj gjykate prej gati 3 vitesh. Aktualisht gjykata ka rifilluar punë por nga 19 gjyqtarë janë ende vetëm 9 të emëruar.

Pra asnjë shpresë për të reduktuar stokun me çështje të vjetra. Përkundrazi ky stok vetëm shtohet.

Në këtë situatë ndihma Amerikane paguan një grup juristësh që sjanë as gjykatës e as ndihmës që të ndihmojnë gjyqtarët të gjykojnë shpejt. Deri tani asnjë eficencë nuk është vënë re. Juritët e rinj paguhen pak (50 000/muaj), janë pa asnjë përvojë, nuk kanë asnjë tagër ligjore të analizojnë dosjet dhe janë totalisht të keqorganizuar. Ata thjesht kopjojnë inventarin e dosjes që e bën rutinë sekretaria gjyqsore…

Pesë me hiç!

Por nuk është ky problemi.

Rreth 3 muaj më parë parlamenti monist miratoi ndryshimet në kodet e procedurave, sipas të cilave Gjykata e Lartë tashmë shndërrohet në një gjykatë fakti. Pra ajo ka të drejtë të gjykojë në themel çështjet që i shkojnë për gjykim.

Për ta kuptuar më thjeshtë, sipas Kushtetutës roli i Gjykatës së Lartë është të Njësojë dhe Unifikojë praktikën gjyqsore. Këtë detyrë ajo nuk e bën duke gjykuar prova e fakte por duke interpretuar ligjin në mënyrë të tillë që gjykatat ti trajtojnë rastet njësoj.

Mirpo parlamenti mendon se është mbi Kushtetutën dhe ka ridizenjuar një Gjykatë të Lartë edhe më me shumë kompetenca sesa Gjykata “e korruptuar” që u shkri!!!

Sigurisht i gjithë ky deformim ndodhi edhe me mbështetjen e ndihmës amerikane dhe të zonjës Kim.

Në këto kushte jo vetëm që nuk ka shanc të ulet numri i çështjeve të pa gjykuara, por do shtohet. Kështu Gjykata e Lartë do vijojë të jetë jashtë funksionit normal për shkak mbingarkese, edhe sikur të jenë emëruar të 19 gjykatësit!!!

Jashtë funksionit Kushtetuese po e po.

Ndoshta po të kishte një trupë gjykatësisht prej të paktën 70 vetësh dhe rreth 140 ndihmës ligjorë (jo juristë pa emër si këto të east west), si dhe shfuqizuar ndryshimet antikushtetuese, mund të ketë një shpresë

Por gjykatë të lartë me kaq personel nuk ka asnjë në rruzull!

Veçanërisht me ligjet e reja antikushtetuese, Gjykatën e Lartë jo Delina, Soros e Kim po as zoti n’qiell nuk ka ç’i bën.

Mjer kë që e çon halli në gjykatë!

Kjo është reforma e deformuar në realitet. Pa konspiracion e pa teori koti kush ha bar e kush pi mall…

#fajinekaBerisha/Tema

g.kosovari

Next Post
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Kishte mbushur “Tuareg”-un më emigrantë, arrestohet 20-vjeçari në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com