• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata e Hagës refuzon lirimin e gjeneralit serb

by Java News
29/07/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Hagës refuzoi kërkesën e gjeneralit serb të Bosnjës Radivoje Miletiç për lirim të parakohshëm, sepse, sipas llogaritjes së gjykatës, ai nuk ka kryer dy të tretën e dënimit të tij.

Mekanizmi për Gjykatat Ndërkombëtare në Hagë të enjten hodhi poshtë kërkesën për lirim të parakohshëm të paraqitur nga gjenerali serb i Bosnjës Radivoje Miletiq, i cili po vuan dënimin prej 18 vitesh burg për krime kundër njerëzimit në Srebrenicë në vitin 1995, shkruan kallxo.com

Theodor Meron, kryetari i MICT, tha se Miletiç do ta ketë kryer dy të tretën e dënimit të tij në maj të vitit 2018 dhe jo në shkurt 2017, siç sugjerohet nga Ministria e Drejtësisë në Finlandë, ku është burgosur Miletiç. Gjykata e Hagës mendon se kryerja e dy të tretës së një dënimi me burg është parakushti kryesor për lirimin e parakohshëm. Ndryshimi në llogaritje vjen nga rregullat e Gjykatës, e cila nuk llogaritë 444 ditët që Miletiçi kaloi në lirim të përkohshëm në numrin e përgjithshëm të ditëve që ai kaloi duke vuajtur dënimin e tij.

Gjykatësi Meron përmendi gjithashtu ashpërsinë e krimeve për të cilat u dënua Miletiçi si një argument në favor të refuzimit të kërkesës së tij. Miletiç, shefi i operacioneve dhe trajnimi dhe zv/shefi i shtabit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me 19 vjet burg në vitin 2010. Dënimi i tij u reduktua nga 19 në 18 vjet burg në apel në vitin 2015.

Sipas gjykatës, Miletiçi ishte në dijeni të plotë që në fillim të një plani për të vrarë ose dëbuar të gjithë boshnjakët nga Srebrenica dhe Zepa. Ushtria Serbe e Bosnjës vrau më shumë se 8,000 boshnjakë pasi hyri në Srebrenicë në vitin 1995 dhe masakra deklaruar një akt gjenocidi nga gjykatat ndërkombëtare. Gjykata zbuloi se një sulm i përhapur dhe sistematik kundër popullsisë civile filloi me nxjerrjen e një direktive nga lideri serb i Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiq, në mars të vitit 1995.

Gjykata erdhi në përfundim se Miletiç mori pjesë në formulimin e kësaj direktive, e cila përcaktoi “planin kriminal” për një sulm ndaj “zonave të sigurta” të mbrojtura nga OKB-ja në Srebrenicë dhe Zepa.

Miletiç ishte në qendër të koordinimit midis shtabit kryesor dhe forcave në terren të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, duke raportuar për liderët ushtarakë dhe politikë Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiç si edhe duke marrë të gjithë urdhrat që jepeshin, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
STOP EKSTRADIMIT/ Tifozët ‘Kuqezi’ protestë përpara Kryeministrisë për Ballistin

Avokati kroat i Ballist Morinës: S'ka kryer asnjë vepër penale. S'ka arsye përse të ekstradohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In