• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Avokati kroat i Ballist Morinës: S’ka kryer asnjë vepër penale. S’ka arsye përse të ekstradohet!

by Java News
29/07/2017 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet. Ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës, i cili sqaron gjithçka.

“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë.

Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi.

Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb”, shprehet Darko Butigan, avokati i Ismail Morinës.

Tashmë çështje e Ismail Morinës ka kaluar në një stad ndërkombëtarë. Për mbrojtjen e tij është kërkuar ndihma e Bashkimit Europian.

“Për momentin çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në gjykatën e lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën.

E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë.

Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë proceduriale që varion nga 5 deri në 9 muaj. Sipas ligjit, ministria jonë e drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”, tha avokati.

Intervista e plotë

Pse kërkohet ekstradimi?
“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 2012. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb. Ashtu sikurse në një ndeshje të Italisë dikush të shfaqë flamurin e Garibaldit edhe në atë rast nuk ofendohet askush.

Sipas Serbisë, gjysma e tifozëve kroatë duhet të futen në burg
 “Me logjikën e kërkesës së qeverisë serbe, gjysma e kroatëve që shkojnë në stadium, duhet të futen në burg, për flamujt që shfaqin, apo kushdo tjetër. Askush nuk mund të bëjë burg për një sjellje të tillë në stadium. Por kjo ndeshje ishte një ndeshje e tensionuar. Në këtë ndeshje nuk lejoheshin tifozët shqiptar. Kështu një shqiptar, që ishte Ismail Morina, dëshiroi të tregonte që ai ishte aty të mbështeste skuadrën e tij në Beograd. Kjo ishte ideja e tij”.

Provat për mosekstradim
“Ne po zhvillojmë betejën tonë dhe kemi prova të mjaftueshme që Ismail Morina të mos shkojë në Beograd. Autoritetet serbe kanë krijuar shumë insinuata rreth Ismail Morinës, për disa ngjarje që ai nuk i ka bërë. Për shembull e kanë akuzuar se mund të vriste kryeministrin Vuçiç në ndeshjen e kthimit. Mund të them se ata kanë ekzagjeruar gjithçka”.

Insinuata të pavërteta
“Kemi prova të mjaftueshme që nga pala serbe dhe gjithçka është shkruar në mediat e tyre kanë qenë insinuata të pavërteta. Z.Morina nuk është kriminel, është një patriot që e dashuron popullin e tij. Ai ka dashur thjesht të mbështes skuadrën e tij”.

Çështja, në Gjykatën e Lartë. Mbrojtje ndërkombëtare
“Për momentin, çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Për momentin çështja është në Gjykatën e Lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptar, ndaj tij nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë procedurale që varion nga 5 deri në 9 muaj”.

Procedurat ndalojnë veprimet
“Sipas ligjit, Ministria jonë e Drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”.

Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë
“Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë dot në këtë çështje pasi nuk mund të urdhërojë apo ndikojë në drejtësinë kroate, por duhet të tregojnë që janë të interesuar për të mbrojtur qytetarin e tyre, por kjo vetëm në aspektin politik, pasi nuk ndërhyjnë dot as në procedurë dhe as në gjykatë”, u shpreh avokati i Ismail Morinës./Top-channel.

Next Post
35-vjeçarja denoncon djalin 11 vite më të vogël: Më përndiqte e dhunonte prej muajsh

500 të dënuar në shërbim prove, si autorë krimesh të kryera nën ndikimin e alkoolit dhe drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com