ELBASAN
Rreth mesditës së kësaj të shtune në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Elbasan është dhënë vlerësimi i masës së arrestit dhe është caktuar masa e sigurisë ndaj 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani si dhe 20-vjeçares nga Kosova. Për “ushtarin” e Nuredin Dumanit, Henkrik Hoxhën është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
Trupi gjykues i kryesuar nga Matilda Fetau, Kryetare e Gjykatës së Elbasanit la në fuqi masën e kërkuar nga prokuroria. Ndërkohë masa arrest me burg pritet të kërkohet dhe për dy mjekët e spitalit të Fierit, më konkretisht Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, të cilët mjekuan Dumanin por nuk njoftuan policinë.
Ndërsa për ndihmës mjekun, laborantin Bledi Bërdalli prokuroria do kërkojë të caktohet masën e arrestit shtëpiak. Gjatë paradites së sotme Nuredin Dumanit në Spitalin e Traumës iu komunikua një tjetër masë pas asaj që u caktua të Premten. Prokuror i çështjes për të pandehurit Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën dhe M. Hajdinin është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ndërsa për dy mjekët dhe ndihmësmjekun, prokuror është zv.Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Gentian Abazi. Seanca e masës së vlerësimit të arrestit për tre punonjësit e spitalit pritet të jepet gjatë së dielës. Ndërkohë mediat nuk u lejuan në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance për shkak të marrjes së masave të forta të siguri, pergatiti BW.