• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Apelit në Katania vendos: “Arrest shtëpie” për “financierin” e Habilajve

by A R
08/09/2018 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U quajt financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti u arrestua me bujë pasi Habilajt u kapën në Itali. U ekstradua shpejt në Itali dhe tani është konfirmuar edhe nga gjykata e Apelit të Katanias në Itali, që duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.

Rreth dy javë më parë gjykata e Katanias me kërkesë të avokatit Maurizio Katalano, vendosi lirimin e Seitit nga arrest në burg në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Pas këtij vendimi ka qenë i menjëhershëm reagimi i prokurorisë së Katanias, e cila e ankimoi këtë vendim. Por edhe gjykata e Apelit të Katanias së fundmi ka konfirmuar masën “arrest shtëpiak” për Nezar Seitin raporton TCH.

I dyshuari si financieri i grupit të Habilajve në trafikun e drogës drejt Italisë, është i vetmi nga gjithë anëtarët e tjerë të grupit, përfshi edhe Moisi Habilajn që është liruar. Ende nuk ka të dhëna se çfarë ka ndryshuar në pozitën proceduriale të Seitit, që ka detyruar gjykatën italiane ta lirojnë. Vetëm 8 muaj më parë autoritetet italiane vunë në dispozicion një charter dhe thuajse e rrëmbyen Nezar Seitin nga paraburgimi në Shqipëri, ku mbahej me tre vendime në arrest me burg.

Ndërsa aktualisht po këto autoritete kanë vendosur ta mbajne në arrest shtëpie. Ndërkohe prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë informacion zyrtar nga homolgia e saj në Katania se çfarë po bëhet me Seitin, i cili është i pandehur edhe në Shqipëri, i akzuar për të njëjtin aktivitet në grupin e Habilajve. Padijeninë e organit të akuzës e pohoi vetë kryeprokurorja Arta Marku në një komunikim me Top Channel pak dite më parë. Paralelisht me emrin e Seitit, prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi në tetor të vitit të kaluar në të njëjtën dosje edhe emrin e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, pasi nga përgjimet e kryera nga prokuroria e Katanias, lindin dyshime që kishte bashkëpunuar me vëllezërit Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.

Ekstradimi i Nezar Seiti drejt Italisë shkaktoi shumë reagime jo vetëm në institucionet ligjzbatuese por edhe në politikë. PD akuzoi se Seiti u ekstradua për t’i mbyllur gojën, në mënyrë që të mos dëshmonte për lidhjet e ish ministrit Tahiri me Habilajt. Ndërsa prokuroria e Durrësit nisi verifikimet mbi mënyrën ekstraproceduriale të këtij ekstradimi, por që në fund konkludoi se nuk ishte konsumuar asnjë vepër penale./a.m.

Next Post
Trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, dy shqiptarë në pranga

Trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, dy shqiptarë në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In