• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjurma e ADN në gëzhojë, prova që mund të zbardhë sulmin ndaj TCH! Armët e gjetura nuk janë përdorur në…

by A R
29/03/2023 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.

Këtë të mërkurë, kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Raportohet se ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.

Herët në mëngjes, policia shkencore ka kqyrur kallashnikovët për të kuptuar nëse janë përdorur në krime të tjera dhe rezulton se nuk janë përdorur.

Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjashtë ekspertët që kanë qenë në vendngjarje me dyshimin se mos njëri prej tyre ka prekur gëzhojën pa përdorur doreza. Pas kësaj do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore.

Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion. Kjo metodë është përdorur dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku, raporton gazetarja Hoxha.

Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

/a.r

Next Post
Shoqëria civile protestë para SPAK: Të çohen në gjyq ata që vodhën pasurinë e popullit

Shoqëria civile protestë para SPAK: Të çohen në gjyq ata që vodhën pasurinë e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com