Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt, duke thënë se lordët e luftës s’kanë të drejtë të flasin, transmeton KP.
Haradinaj ka deklaruar se, “Pajtimin me Serbinë e këmbejmë vetëm me njohje të shtetit të Kosovës”.
Gjuriq tha për Tanjug se, “lordët e luftës nga Prishtina dhe drejtuesit e UÇK-së janë të fundit që kanë të drejtën të flasin për këtë.
Nuk ka justifikim për separatizëm, dhunë dhe shkelje të drejtave ndërkombëtare”. (b.an)