• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PROTESTAT/Google nuk bashkëpunon me Pentagonin

by Java News
03/06/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni dhe protesta brenda radhëve të punonjësve të Google ja ka dalë mbanë që drejtuesit e kompanisë amerikane të teknologjisë të tërhiqen nga bashkëpunimi me Pentagonin në këtë fushë.

Mediat amerikane deklarojnë se Google ka marrë një vendim për të mos rinovuar më kontratën e bashkëpunimit me autoritetet ushtarake amerikane, por besohet se kontratës aktuale do t’i shkohet deri në fund.

Burime nga brenda kompanisë, të cituara nga BBC, thonë se shefja ekzekutive e sektori të inteligjencës artificiale të Google, Diane Greene njoftoi të gjithë stafin përmes një mesazhi në postat elektronike se nuk do të rinovohej më kontrata bashkëpunuese, pas përfundimit të kontratës aktuale, marsin e vitit të ardhshëm.

Por, jo të gjithë e besojnë. Kate Conger, gazetare e Gizmodo-s, një ndër më të mëdhatë në fushën e teknologjisë deklaroi po për BBC se Google vërtet mund të tërhiqet nga bashkëpunimi me Pentagonin, por nuk ka hequr dorë nga i ashtuquajtur Projekti “Maven” dhe për më tepër, nuk përjashton mundësinë e një tjetër bashkëpunimi me ushtrinë në të ardhmen.

Besohet se nga kontrata aktuale Google ka përfituar 10 milionë dollarë, por shuma mund të rritet me shumë zero nga pas nëse bashkëpunimi vazhdon.

Projekti “Maven” përfshin përdorimin e makinerive dhe inteligjencës artificiale për të dalluar sendet nga njerëzit dhe synon të përdoret në të ardhmen tek avionët pa pilotë.

Pra, Pentagoni kërkon që roli i njeriut në teknologjinë e ardhshme luftarake të jetë minimal dhe avionët pa pilotë të fluturojnë të komanduar nga inteligjenca artificiale, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tiranë/Mashtrimi në Fcb çon në pranga një mashtrues

"Më vjen keq, por jam legen", menaxheri nga Tirana habit pronarin me SMS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com