Porositë, të cilat i ka dhënë nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë, lidhur me formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, janë inkurajuese, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç.
Në një bisedë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Gjuriq ka theksuar se tashmë nga Prishtina priten më shumë vepra se sa fjalë, kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton REL.
“Mendoj që në periudhën e ardhshme, kjo është shumë e rëndësishme për drejtpeshimin e zbatimit të marrëveshjes dhe për përparimin e mëtejmë të normalizimit.
Madje, mund të them se kushti, pa të cilin nuk mund të shënohet përparim i marrëdhënieve, është zbatimi i marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe”, ka theksuar Gjuriç. (b.an)











