• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjukanoviç provokon: Asnjë serb normal s’do hynte në luftë për Kosovën e humbur

by Java News
17/09/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përse Mali i Zi e ka njohur Kosovën? A është Mali i Zi shtet anti-serb? Çfarë raportesh ka me Vuçiqin?Janë këto disa prej temave për të cilat ka folur ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një bisedë për të përditshmen serbe “Blic”.

Duke folur për raportet mes dy vendeve dhe nëse Mali i Zi dhe Serbia kanë raporte armiqësore, Gjukanoviq tha:

“Duhet kuptuar të gjithë, edhe në Mal të Zi, edhe në Serbi e edhe në Rusi, se Mali i Zi e ka kokën e vet dhe u shërben interesave të veta. Dhe se në mënyrë të kujdesshme, sikurse gjithmonë në histori, do të jap llogari në interes të miqve të tij”, ka deklaruar Gjukanoviq, transmeton Koha.net.Megjithatë, “Blic” i thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti të cilin ai e drejtoi për rreth një çerek shekulli, her si shef qeverie e her si president, është argument kryesor se shteti i tij është anti-serb.

“E kuptoj. Nuk është e lehtë për asnjë shtet të përballet me humbje të pashmangshme të një pjese të territorit të tij. As mos e mendoni që në Mal të Zi nuk ekziston një vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit. Sidoqoftë, unë jam ende në pikëpamjen se pasojat janë edhe më të rënda nëse nguteni drejt realitetit.

Dhe realiteti është se Serbia, shumë kohë para kësaj gjenerate, e ka humbur betejën politike në Kosovë. Në kohën e presidentit [Boris] Tadiq, Serbia vetëm e kishte pranuar faturën përmes së cilës paguhen gabimet e shumë brezave të paraardhësve të tyre politikë. Një kuptim të tillë të realitetit ia kam thënë sinqerisht që nga ditët e para të gjithë bashkëbiseduesve në Beograd: nga presidenti i atëhershëm Tadiq e deri tek presidenti i tashëm Vuçiq”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai thotë se e di që gjithmonë është e mundur të vihet në pikëpyetje vlerësimi bazë i humbjes përfundimtare të Kosovës.

“Në në udhëheqjen e Malit të Zi kështu e shohim realitetin dhe kemi gjykuar se pavarësisht vështirësisë së çështjes, me miqtë në Beograd duhet të jemi të sinqertë. Duke besuar se kështu ndihmohet që të përballemi sa më shpejtë dhe më lehtë me të pashmangshmen e pakëndshme. Krerët e shtetit serb kanë pasur mirëkuptim dhe kapacitet demokratik që të kuptojnë një qëndrim të tillë, e ndanë në publik apo jo.

Mendoj se e kanë ditur që një marrëdhënie e tillë e Malit të Zi nuk ishte aspak e frymëzuar në marrëdhënien anti-serbe, por në dëshirën që politikën tonë ta bazojnë në realitet. Na pëlqeu apo jo. Po ashtu, përmes kësaj ne dëshirojmë që të kontribuojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon dhe në vendosjen e stabilitetit.

Nuk besoj se ndonjë person normal në Serbi sot do t’më kuptonte nëse do të thosha se pas të gjithave, pas politikës së gabuar disavjeçare, e në veçanti pas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, sërish duhet luftuar për Kosovën”, ka deklaruar ish-kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq, transmeton Koha.net.

Duke folur për marrëdhëniet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Gjukanoviq thotë se prej se partia e tij ka rol dominues politik në Serbi, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë avancuar.

Ai thotë Serbia, vetëm duke u marrë me veten, me zhvillimin ekonomik, institucional e demokratik, me dialogun me Prishtinën, bashkëpunimin në rajon dhe me integrimet evropiane, do t’i sjell stabilitet Ballkanit Perëndimor, “i cili është interes yni i përbashkët”. (b.an)

Next Post
Më 22 shtator dita pa makina, Tirana i bashkohet “Javës së Lëvizshmërisë”

Më 22 shtator dita pa makina, Tirana i bashkohet “Javës së Lëvizshmërisë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com