• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 22 shtator dita pa makina, Tirana i bashkohet “Javës së Lëvizshmërisë”

by Java News
17/09/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do i bashkohet edhe këtë vit “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin ambientin dhe për të përqafuar gjithmonë e më shumë qasjet e reja transporti që janë miqësore me ambientin. Në kuadër të kësaj jave, Bashkia Tiranë do të organizojë një sërë aktivitetesh, që nga “Panairi i Botimeve për Lëvizshmërinë”, promovimi i mjeteve ekologjike të transportit publik apo aktivitete të tjera që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në Tiranë.

Aktivitetet nisin më 18 shtator Qendrën Multifunksionale TEN, ku Bashkia Tiranë në bashkëpunim me REC Albania, do të organizojnë takimin tematik ‘’Transporti ekologjik në Tiranë’’. Më 19 Shtator te Reja do të jepen shfaqje filmash me temë ‘’Transporti i qëndrueshëm dhe mjedisi në përgjithësi’’, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të shoqërisë civile, trup diplomatik e qytetarë të tjerë. Më 20 shtator përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të organizohet gara me biçikleta me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, ku për fituesit do të shpërndahen dhe çmime simbolike.  

Gjatë 21 shtatorit të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës do të zhvillojnë vizita edukative tek laboratori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për monitorimin e parametrave mjedisorë. “Java e Europiane e Lëvizshmërisë” do të arrijë kulmin në 22 shtator kur në Tiranë do të organizohet “Dita pa makina”.

Gjatë Ditës pa Makina, në disa segmente rrugore të Tiranës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke i vënë rrugët në shërbim të qytetarëve dhe promovuar aktivitete mjedisore dhe kulturore. Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Ndërkohë që disa rrugë në zonën e Ish Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

a.ç

Next Post
Degradon fjalori i deputetit të PD, fyen administratën: Të ngrenë këmbët lart…ku të duan

Degradon fjalori i deputetit të PD, fyen administratën: Të ngrenë këmbët lart…ku të duan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com