Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç ka uruar homologun kosovar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ai në urimin drejtuar Isa Mustafës shkruan: “Kosova në këto tetë vite nga shpallja e pavarësisë keni investuar në reforma të mëdha, siç ishte nënshkrimi i MSA-së me BE-në. Unë jam i sigurt se vendi juaj është në rrugë, me përkushtim të plotë për bashkëpunim rajonal, të vazhdojë të jetë partner konstruktiv dhe një shtet fqinj i besueshëm”, ka thënë Gjukanoviç, transmeton Koha.net.
I pari i Qeverisë së Malit të Zi ka thënë se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Malit të Zi, sidomos kur bëhet fjalë për përvojat malazeze në procesin e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO.