Të shumta kanë qenë reagimet pas vendimit të Ilir Metës për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit.
Publicisti, shkrimtari, gjuhëtari Ardian Vehbiu shprehet me ironi se ç’dekretimi nuk qëndron nga ana kushtetuese sepse përmban një gabim drejtshkrimor serioz.
“Ç’dekretimi nuk qëndron nga ana kushtetuese sepse përmban një gabim drejtshkrimor serioz. Duhet të ishte zhdekretimi. E rrëzon gjykata ortografike.”, shprehet ai në Facebook.