• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baton Haxhiu nxjerr të ‘palarat’: Kush janë tre ish-ministrat e Ramës që bashkëpunojnë me Metën

by A R
11/06/2019 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu, i lakuar shpesh edhe si këshilltari i kryeministrit Edi Rama ka bërë një artikull të fortë ku zbulon grupin “puçist” në PS.

Haxhiu përmend emrat e tre ish ministrave Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Ditmir Bushati duke pohuar se ata janë bashkëpunëtorët e heshtur të Ilir Metës.

Ai shkon edhe më tej duke shkruar se kur Rama e shkarkoi nga posti i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i dërgoi një letër me vulë sekrete Presidentit Meta. Letra sipas tij ishte kundër Ramës dhe Bushati gënjente me paturpësi.

“Shqipëria për pothuajse 30 vite nuk ka arritur të prodhojë një klimë normale elektorale dhe një ambient të favorshëm demokratik. Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së, si Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj. Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura. Në fakt, vetë Bushati kur kishte humbur detyrën kishte dërguar një letër në Presidencë tek Meta, me vulë sekrete, kundër Ramës dhe Cakajt duke gënjyer me paturpësi. I njëjti ka vazhduar të flasë me pezëm e mëri kundër Ramës e Cakajt në vizitën e tij të fundit në Vjenë në kuadër të angazhimeve të tij në OSBE”, shkruan Baton Haxhiu.

“Pse po e përmendi këtë fakt? Pikërisht ngaqë tashmë është krijuar një rreth kundërshtarësh politikë të cilët më nuk zgjedhin mjete për t’ia gërryer Ramës terrenin politik ngadalë, por sigurt. Në këtë situatë, Rama assesi nuk duhet të përgjigjet duke bërë makinacione politike ndaj këtyre njerëzve. Në fakt, Rama thjesht duhet të bëjë veprimin më dinjitoz kombëtar në kuadër të rrethanave aktuale: shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit të Shqipërisë.

Me veprimin e tij për t’iu pamundësuar të drejtën shqiptarëve të votojnë, Ilir Meta i ka dhënë goditjen më të madhe pluralizmit politik në Shqipëri që nga vitet e 1990-ta. Me manipulimin e tij me çështjen e dekreteve dhe duke i kaluar kompetencat kushtetuese në vazhdimësi, Ilir Meta ka cenuar rëndë ndarjen e pushteteve gjatë gjithë kësaj kohe. Më shumë se në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, ai është sjellë në përputhje me ëndrrën e tij prej monarku. Ai ka bërë praktikisht puç antishtetëror me çdekretimin e zgjedhjeve dhe, si rrjedhojë, ai s’meriton të jetë në atë detyrë më tutje!

Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet ta kuptojnë se nuk mund ta shpërfillin vendimin e Presidentit për çdekretim të zgjedhjeve pa marrë masa ndaj një Presidenti që e ka humbur besueshmërinë në tërësi.

Ilir Meta ka frikë deri në palcë nga përsëritja e gjykimit për rastin ku ai është kapur duke vjedhur në xhirime drejtpërdrejt gati në shuma milionëshe.

Prandaj, për ta shpëtuar veten, ai ka zgjedhur njollosjen e reformës në drejtësi. Prandaj, për ta shpëtuar partinë e tij, ai ka zgjedhur rrënimin e Shqipërisë. Prandaj, për ta shpëtuar Shqipërinë, Ilir Meta duhet të largohet nga zyra e Presidentit me urgjencë”, thuhet më tej në artikullin e analistit nga Kosova.

Next Post
Amazon ‘eklipson’ Google si marka më e fuqishme

Amazon 'eklipson' Google si marka më e fuqishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com