• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha, të pakualifikuar dhe vështirësi me integrimin/ Infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur në Gjermani

by Java News
20/12/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i porsa botuar në Gjermani konstaton se infermierët e ardhur nga jashtë nuk janë të kënaqur

Sipas studimit te bërë me porosi të fondacionit të sindikatave, “Hans Boeckler”, me seli në Dyseldorf, si infermierët vendas, që e kanë mësuar zanatin më vonë, jo në rini, duke qenë se në zanatin e tyre fillestar nuk kanë gjetur  punë, ashtu edhe infermierët e ardhur nga jashtë,  shumë shpesh kanë vështirësi në integrimin e tyre në të përditshmen e punës.

Problemet janë strukturore, thuhet në studim. Të parët kanë problem se ngaqë janë në moshë të pjekur dhe e njohin mirë gjuhën gjermane, u jepen detyra, për të cilët ata janë të pakualifikuar. Të dytët e ndiejnë veten të mbikualifikuar, por kanë probleme gjuhe dhe licencimi.

Gjuha problemi kryesor

Për të huajt pengesa kryesore është gjuha, thuhet në studim. Megjithëse infermierët në vendet e origjinës kanë mbaruar universitete, kur nisin punë në spitalet ose strehimoret e të moshuarve në Gjermani, i venë të punojnë si ndihmësa. Shkak për këtë është nga njëra anë mungesa e njohurive të gjuhës dhe nga ana tjetër sepse shumë syresh në fillim janë në pritje të njohjes së urdhrit të infermierit nga autoritetet gjermane, një procedurë kjo që mund të kërkojë shumë kohë, deri në një vit.

Marcela Cano, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, i thotë DW se këto probleme i kanë edhe infermierët e ardhur nga Shqipëria. “Shumë infermierë janë të superkualifikuar, vijnë me mastera, ndërsa u duhet të merren këtu me larjen, shpëlarjen e pacientëve dhe shpërndarjen e medikamenteve”.Cano, vetë mjeke kirurge në një klinikë në Baden Baden, thotë tej: “Neper spitale akute si për shembull këtu ku punoj unë tri janë vendet ku një infermier me këto kualifikime gjen veten: reanimacioni, anestezia ose dhe urgjenca”.

Puna me ritëm të lartë

Ritmi i lartë i punës e vështiron integrimin  e të huajve, konstaton studimi i fondacionit Boeckler. Stafi i vjetër nuk ka shumë kohë që të përkujdeset për të krijuar kushte të përshtatshme ambientimi me vendin e ri të punës. Kjo vlen edhe për vetë gjermanët. Por për të huajt mungesa e gjuhës e vështirëson komunikimin. Këtë e konfirmon edhe infermieri shqiptar, i cili dëshiron të mbetet anonim (redaksia e ka emrin) dhe ka ardhur para pak kohësh në një klinikë universitare të Berlinit,.”Mungesa e njohurive të gjuhës është dhe vazhdon të jetë problem, sepse si fillestarë në vendin e punës ne nuk arrijmë t’i kuptojmë të gjitha udhëzimet, sidomos kur dikush flet shpejt ose në dialekt”, thotë infermieri. “Por orari i punës është shumë i ngjeshur dhe duhet të presim derisa të  na vijë radha të bëjmë pyetjen. Kjo ha shumë kohë dhe e rëndon paksa atmosferën e punës.”

Mbrojtje më e mirë nga ligjet 

Puna në Gjermani ndryshon nga ajo në Shqipëri edhe për nga volumi dhe natyra. Shumë shpesh infermierët kanë dyfishin e shtretërve në mbikëqyrje, dhe punojnë me orar të zgjatur. Por nga ana tjetër, siguria e vendit të punës është më e lartë. Puna jashtë orarit të zakonshëm paguhet ekstra dhe shton të ardhurat, dhe infermierët e ndiejnë veten të më të mbrojtur nga ligj.

Këtu puna është punë, dhe pushimi është pushim, thotë infermieri shqiptar: “Ky është një avantazh shumë i madh në krahasim me Shqipërinë, ku për vendin e punës të duheshin miq dhe duhej të ishe natë e ditë në dispozicion, e në rast nevoje të ndërprisje edhe pushimin veror.”

Propozime për të ardhmen

Studimi kërkon nga  aktorët përgjegjës në politikë dhe ekonomi më shumë angazhim në integrimin e fuqisë punëtore në sektorin e shëndetësisë: Më shumë kohë për integrimin e fuqisë punëtore, përmirësimin e procedurave të njohjes së kualifikimit të infermierëve të ardhur nga jashtë, më shumë informacion dhe sqarim për infermierët e ardhur, përmirësim n cilësinë e kualifikimit të punëmarrësve që vijnë nga brenda Gjermanisë por nga një profesion tjetër.

Sipas Agjencisë Federale të Punës, vetëm në periudhën mars 2018 – mars 2019, në Gjermani kanë ardhur gjithsej 50 726 infermierë nga Ballkani.

Studimi i referohet  infermierëve të ardhur në tregun e punës nga viti 2012 deri në vitin 2017. Në këtë periudhë ka pasur gjithsej 63000 të punësuar të rinj në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor. Gati gjysma e tyre kanë hyrë në këtë sektor nga profesione të tjera, kurse pjesa tjetër kanë ardhur nga jashtë.

Në vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i infermierëve nga vendet e Ballkani. Sipas Agjencisë Federale të Punës, vetëm në periudhën  mars 2018 – mars 2019, në Gjermani kanë ardhur gjithsej 50 726 infermierë nga Ballkani. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Bosnja-Hercegovina, (19 631) dhe Serbia (13 598), dy shtete këto me të cllat  qeveria gjermane ka kontrata të veçanta për infermierët. Vendin e tretë e zënë shtetasit nga Kosova (7 204), pasuar nga Shqipëria (5 206), Maqedonia e Veriut (4 094) dhe Mali i Zi (993). (DW)

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “Çfarë të pasmesh”/ Veshja trasparente e Oriola Marashit i “çmend” të gjithë

FOTO/ “Çfarë të pasmesh”/ Veshja trasparente e Oriola Marashit i “çmend” të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In