• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha Shqipe shkakton tensione në Kuvendin e Maqedonisë

by A R
13/09/2017 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozim i ligjit për gjuhën shqipe iu nënshtrua leximit të parë në seancë plenare në Kuvend. Ndonëse ishte parashikuar që leximi të kalojë me diskutime të shumta rreth modaliteteve të ligjit, debati u fokusua kryesisht në procedurën e kalimit të ligjit nga Komisioni për çështje Evropiane, në Komisionin për sistem politik dhe në fund në mbledhje plenare.

Opozita fillimisht kërkoi heqjen e ligjit nga rendi i ditës. Pas një ore pushimi, grupi tjetër parlamentar i VMRO-DPMNE-së përsëri kërkoi pushim.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, nuk aprovoi kërkesën e tyre gjë që shkaktoi revoltë tek deputetët e opozitës të cilët tentuan të pengojnë votimin e rendit të ditës.

VMRO-DPMNE-ja akuzon shumicën parlamentare se Ligjin për gjuhën shqipe po e sjell për qëllime politike. Respektivisht BDI-në, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, e akuzon se po keqpërdor ligjin për shqipen me qëllim relativizmin e dështimeve të saj.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon që ligji të kthehet nga fillimi dhe fillimisht t’i nënshtrohet një debati të gjerë publik.

“Ne kërkojmë që ky ligj në përpikëri të përputhet me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kërkojmë që të mënjanohen të gjitha shkeljet procedurale të cilat janë bërë me qëllim, që të mundet më pas Kuvendit në atmosferë dhe gjendje normale të diskutojë për çështjet lidhur me këtë ligj. Dua të qartësoj posaçërisht për shqiptarët se VMRO-DPMNE dhe koalicioni saj nuk ka për qëllim të shmanget nga debati për përmirësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni”- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Seanca u mbyll pas pauzës së tretë që kërkoi VMRO-DPMNE-ja. Alsat M njofton se Kuvendi shpalli konkursin për anëtar të KSHZ-së, ndërsa vazhdimin e seancës plenare, Xhaferi e caktoi për të enjten ora 11.

Gjatë të gjitha diskutimeve në seancë plenare, deputetët e mazhorancës injoruan plotësisht deputetët opozitare, duke mos replikuar në asnjë fjalim të tyre.

Next Post
FOTO/ Kodheli i dorëzon detyrën Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

FOTO/ Kodheli i dorëzon detyrën Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In