• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha qesh dhe bën ironi

by Frrok Çupi
27/05/2026 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nga Shkupi në Tiranë dhe anasjelltas. Të rinj, popull, ushtarë, anarkistë, patriotë, studentë, juristë të nesërm…

Mirë pra, protestë. Për çfarë? Për gjuhën. Në këtë rast për gjuhën shqipe. Them ‘për gjuhën shqipe’, se nuk di të jenë bërë protesta luftarake në shesh, për gjuhën diku tjetër në botë.

Megjithatë, mirë…, protestë.

Nisi në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Erdhën edhe disa studentë nga Shqipëria. Edhe këta ‘për gjuhën’. Kam lexuar në lajme se njëri prej këtyre ‘të ardhur’ u tha se ‘ju jeni maqedonas’. Nuk bëri ndonjë mëkat, ata shtetas të Maqedonisë janë. Por kanë të drejtë tëprotestojnë ‘për gjuhën amtare shqipe’.

Duket një pamje plot çudira, edhe vlera. Se si një etnitet kapërcen kufij shtetërorë andej- këndej për të ‘mbështetur gjuhën’. A mbështetet gjuha? Gjuha flitet, pasurohet, mbahet pastër, shkruhet dhe lexohet…

Disa prej tyre që nuk ishin me mendje të qartë, thërritën në ndihmë elementë jashtë- gjuhësorë. Dikush thërriti UÇK- në, ushtri luftarake e armatosur për çlirimin e Kosovës dhe të Maqedonisë. Ajo e kreu me sukses misionin e vet që para 27 vjetësh. Luftoi me hekur, qeverisi me dorë të hekurt, u akuzua me zjarr e hekur dhe ra nga pushteti. Kur luftoi pjesa më e madhe e anëtarëve nuk dinin as shkrim as këndim. Tani thërriten të rregullojnë gjuhën shqipe.

U ftuan ‘pellazgët’ si paraardhës, u ngritën tre lloje flamujsh (kuqezi, bardheblu dhe me ylline Davidit). Edhe këta morën pjesë në rregullimin e gjuhës shqipe. Si mund të rregullohet gjuha me armë, me ushtri, me histori pellazgjike dhe me urrejtje? Punë e pa qartë.

Vetë prezenca ‘kuqezi’ e studentëve me kombësi shqiptare kishte bërë përpjekje për të krijuar motivin themelor se çfarë kërkonin.  Cili ishte motivi? Motivi ishte shkruar me shkronja të mëdha në gjoksin e secilit. Ishte shkruar kështu: ‘Foli shqip’.

E lexoja motivin ‘Fili shqip’, që këtej nga Tirana. “Prit- thashë- kush foli shqip, ai që foli shqip mund të dalë”

Nuk doli askush.

Ishte qëllimi të thuhej “Flas shqip!’. Domethënë ‘unë flas shqip’. Por këtë nuk e bënë dot. Nuk mundën që të shkruajnë në shqip motivin e tyre për gjuhën shqipe. Dikush mund të jetojë në një shtet tjetër, me një gjuhë tjetër zyrtare, por gjuhën amtare nuk e harron as e deformon kurrë. Nuk mund ta mbrosh gjuhën me armë dhe kryengritje kur në të folmen e tëshkuarën tënde e banalizon.

Aty gjuha mu duk se nisi të mos përshtatej me studentët që shkruanin diçka në gjoksin e tyre. Gjuha është si frymorët, ajo reagon.

Ka kohë që gjuha shqipe ka nisur të reagojë kundër shtrembërimeve dhe cungimeve. Jo vetëm në Shkup, ku ka më shumë të drejtë. Në Shkup ka një ligj dhe një marrëveshje politike për ‘përdorimine gjuhës shqipe në institucione’, krahas maqedonishtes. Por pyetja shtohet se si ndihet mirë gjuha shqipe mes shqiptarësh…

Edhe në Tiranë ku u krye zgjatimi i protestës shkupjane, gjuha shqipe ndien vuajtje të madhe. Shkruhet me deformime të mëdha, flitet me pakuptimësi, degradon në trajta që nuk i përkasin kësaj gjuhe. Kur e shëmtojnë edhe ‘luftëtarët’ që thërrasin se ‘po mbrojnëgjuhën me zjarr e me hekur’, gjuha qesh nga sikleti. Sepse reagon si e gjallë.

Gjuha shqipe mbrohet nga vetë shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve. Këta janë përdoruesit e gjuhës shqipe. Të tjerë, me kombësi e gjuhë tjetër, nuk mund ta dëmtojnë gjuhën shqipe. Ata nuk kanë punë me këtë punë. Po të ankohemi ndaj ‘të tjerëve’, jemi duke kryer të njëjtin rit që kemi kryer në humbjet tona nacionale e shtetërore sa herë e kemi gjetur shkakun ‘të tjetri’. Por të tjetri ‘për gjuhën time’ nuk ka kuptim. Gjuha është i vetmi flori që nuk vidhet, i vetmi që nuk goditet nga jashtë, i vetmi që qesh ose qan bashkë me ne.

Kjo që po ndodh dëshmon për një humbje tjetër që po na avitet. Po dëmtohet gjuha shqipe prej nesh ‘shqip’. E dëmton e folura në publik, e shkruara nëinformata, e zeza mbi të bardhë mbi ligje, e ligjëruara në shkolla, e komunikuara në letërsi e arte.

Atje në Shkup i thonë ‘foli shqip’, në vend të ‘flas shqip’; ndërsa në Tiranë i thonë ‘kush tavolinë dhe kush qytet’, në vend të ‘cili’.

Këto janë vetëm një guacë mbi detin e deformimit gjuhësor.

Next Post
Meka dhe Arnautët

Meka dhe Arnautët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com