• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha e urrejtjes dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave

by Java News
04/09/2021 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti ka reaguar pas akuzave denigruese të opoztiës për ministret gra të mandatuara në kuadër të qeverisë ‘Rama 3’.

Postimi i plotë:

Gjuha seksuale e urrejtjes është një fenomen i përditshëm, me të cilën përballen shumë gra në politikë e vendimmarrje. Kjo është një çështje që i ka mbajtur gratë e vajzat larg nga politika dhe sapo ka filluar të trajtohet në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Është koha që gjuha seksiste e urrejtjes të luftohet me mjete juridike dhe veprime për të luftuar stereotipat gjinorë, mentalitetin dhe qendrimet misogjiniste (misogjinist – një person që nuk i pëlqen, i përbuz ose paragjykon fuqishëm gratë).

Gjuha seksuale e urrejtjes lidhet me shprehjet që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen bazuar në seks.

Gratë që morën poste ministrore, që në momentin që Kryeministri Rama shpalli Qeverinë e Re, janë veçanërisht të shënjestruara nga gjuha seksuale e urrejtjes. Bashkë me to kuptohet që ashtu ndihet çdo grua dhe vajzë e ciltdo krah politik ose apolitike, si një objektiv i mundshëm që mund të përballet me gjuhën e urrejtjes seksiste online dhe/apo offline.

Këta që “pështyjnë” me gjuhën seksiste të urrejtjes përfitojnë nga disponueshmëria e platformave sociale dhe automatikisht kontribuojnë në rritjen e shfaqjeve të gjuhës seksiste të urrejtjes në shoqëri, komunitet e familje dhe rritjen e dhunës ndaj grave e vajzave.

Është koha që kjo çështje të trajtohet urgjentisht dhe me prioritet duke parë përdorimin e mundshëm të standardeve dhe hartuar politika e ligje për luftimin e stereotipeve gjinore. Njerëzit që flasin me këtë gjuhë duhet të dënohen nga shoqëria dhe nga ligji.
Gjuha e urrejtjes nga politikanë që do të përfaqësojnë popullin shqiptar në Kuvendin e Ri të Shqipërisë si dhe heshtja e një klase të tërë politike apo marrja e “likes” nga ndjekësit qofshin gra ose burra, është tregues që duhet të shqetësojë një shoqëri të tërë.

Nëse këta politikanë nuk gjejnë në bagazhin e tyre kulturor apo arsimor fjalë të tjera apo mënyrë tjetër për të shprehur shqetësimin e tyre për menaxhimin e vendit atëherë nuk meritojnë asnjë votë gruaje apo vajze që u ka besuar përfaqësimin.

Gjuha e urrejtjes online dhe offline si dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave, e cila për fat të keq është rritur në mënyrë dramatike sa më shumë gra ngjiten në karrierën politike dhe ka një efekt rrëqethës në ambicien dhe mundësinë e grave për të qenë politikisht aktive.

Kjo lloj gjuhe përdoret që gratë të heqin dorë nga pjesëmarrja në politikë e vendimmarrje. Ndaj, siguria e grave në mediat online apo tjetër duhet të garantohet për të mbështetur përparimin demokratik dhe për të përmirësuar barazinë gjinore në jetën publike në Shqipëri. Suksese në karrierën politike të gjitha grave ministre të Qeverisë Rama 3.

/m.j

Next Post
FOTOT/ Gazetarja shqiptare: Jam bërë lajm në gjithë portalet e Ballkanit

FOTOT/ Gazetarja shqiptare: Jam bërë lajm në gjithë portalet e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In