Gjuha e trupit, shtatë mënyra për ta përdorur në favorin tuaj
Nëse dëshironi të jeni të pëlqyeshëm nga kushdo që njihni, mjafton të përdorni trupin si armën tuaj më të fortë dhe do t’ia arrini synimit. Nga buzëqeshja te shikimet sekrete, ja çfarë duhet të bëni. Nuk ka asnjë dyshim se gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Sipas autores së librit “Si të flasësh me këdo”, Leil Loundes, ju mund të rrëmbeni vëmendjen e kujtdo pa thënë asnjë fjalë. Këto janë teknikat më të mira të gjuhës së trupit nga libri.
Buzëqeshja e vonuar
“Mos i buzëqeshni menjëherë kujtdo që takoni”, thotë Loundes. Nëse veproni sipas kësaj mënyre, atëherë do të duket sikur kushdo që ju del përpara, merr të njëjtën buzëqeshje nga ju.
Në vend të kësaj, ndaloni dhe shihni personin tjetër në fytyrë për një sekondë, pastaj lini t’ju dalë një buzëqeshje e madhe, e ëmbël, e cila do t’ju kalojë nga buzët te sytë.
Edhe pse vonesa do të jetë në pak sekonda, kështu do të bindni të tjerët se ajo është e sinqertë dhe e kushtuar vetëm për ta. Sipas autores së librit, një buzëqeshje e ngadaltë mund t’i shtojë më shumë thellësi dhe të mira mënyrës se si ju percepton dikush.
Sytë e pashqitur
“Hamendësoni sikur personi me të cilin po bisedoni, jua ka rrëmbyer shikimin dhe sikur u janë ngjitur sytë pas tij”, këshillon autorja Loundes. Edhe pasi personi tjetër mbaron fjalën e tij, mos e shkëpusni kontaktin me sy.
Edhe kur duhet të shkëpusni shikimin, bëjeni këtë gjë shumë ngadalë, duke e rrëshqitur shikimin nga pak, derisa të shkëputet një herë e mirë.
Ju gjithashtu mund të provoni të numëroni se sa herë i mbyll qepallat e syve personi tjetër. Në një studim, subjektet raportuan ndjenja më të larta respekti dhe tërheqje ndaj tjetrit, pasi përdorën këtë teknikë.
Sytë sinjalizues
Në një grup personash, duhet të shihni herë pas here te njeriu ndaj të cilit jeni të tërhequr, pavarësisht se kush po flet. Nëse vëmendja juaj është e drejtuar ndaj atij personi, edhe nëse ky thjesht po dëgjon, kjo tregon se ju jeni shumë të interesuar te reagimet e tij apo të saj.
Kujdes, nëse përdorni këtë metodë te një person në mënyrë shumë të hapur, kjo mund ta bëjë tjetrin të mos ndihet rehat. Duhet më parë të shihni atë që po flet dhe pastaj ta rrëshqisni shikimin te tjetri kur biseda po bëhet paksa normale.
Drejtimi i trupit
Njerëzit jua vënë shumë re se si reagoni ndaj tyre. Kur takoni një person të ri, kthejeni komplet trupin tek ta dhe jepini të njëjtën vëmendje që do t’i jepnit një bebeje.
Autorja e librit thotë “nëse përkushtoheni 100 për qind ndaj një personi të ri, kjo tregon se ata janë për ju shumë specialë”.
Kufizoni lëvizjet
Nëse doni të dukeni të besueshëm, përpiquni të mos lëvizni shumë kur biseda është tepër e rëndësishme. Nëse lëvizni shpesh duart apo edhe shprehjet e fytyrës, kjo i përcjell dëgjuesit mesazhin se jeni duke gënjyer ose jeni në ankth. Në vend të kësaj, përpiquni të qëndroni sa më të palëvizshëm dhe mbajeni vështrimin konstant. Kjo tregon se jeni plotësisht të përqendruar te biseda në fjalë.
Buzëqeshni duke ekspozuar dhëmbët
Ky trik virtual ju bën të dukeni më me besim te vetja dhe te qëndrimi që mbani. Dhëmbët janë në një farë mënyre barometri i suksesit tuaj më të madh.
Përdoreni këtë gjë për të treguar se jeni shumë të kënaqur dhe se nuk keni gjë për të fshehur. Të tilla marifete ju ngrenë faqet dhe ju tendosin çdo muskul në pozicionin e duhur. Koka do të qëndrojë më lart, shpatullat pas, gjoksi përpara dhe këmbët do të ngjajnë më të lehta.
Nëse e përsërisni shpesh, atëherë do t’ju bëhet zakon dhe në fund të fundit do të ngjani si fitimtarë.
Miqësi e vjetër
Kur takoni fillimisht dikë, imagjinoni sikur është shoku juaj i vjetër. Sipas autores së librit Loundes, kjo shkakton reagime të pavetëdijshme te të tjerët në trupin tuaj, ju zbut shikimin, vetullat dhe pozicionin e trupit.
Përdoreni këtë teknikë kur doni të silleni sikur e pëlqeni vërtet dikë dhe shumë shpejt do të bëhet një lloj profecie. Do të filloni vërtet ta pëlqeni tjetrin.
*Burimi: Business Insider