• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjueti në parkun e Prespës, 1 në pranga dhe 1 procedohet në gjendje të lirë

by Java News
01/09/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje shtetas eshte arrestuar dhe nje tjeter procedohet ne gjendje te lire pasi ushtronin gjueti të paligjshme në “Parkun Kombëtar të Prespës” duke shkelur “Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë”.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Ylli Zhuleku, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit : Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.

Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar
në afërsi të fshatit Tren, brenda “Parkut Kombëtar të Prespës”, kanë konstatuar shtetasit Ylli Zhuleku dhe Sh.H, në mjetin me targa DV2188A, për të cilët lindën dyshime se  ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:

2 armë gjahu(Çifte),
2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë  fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

 

Next Post
De Biasi e vlerëson Panucchi-n

De Biasi nuk e harron Shqipërinë, vjen si tifoz për ndeshjen me Lihtenshtejnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com