• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

De Biasi nuk e harron Shqipërinë, vjen si tifoz për ndeshjen me Lihtenshtejnin

by Java News
01/09/2017 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mbërritur në Tiranë edhe ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi Xhani de Biasi si i ftuari i vecantë për ndeshjen e Shqipërisë ditën e shtunë përball Lihteshtejnit. Në fjalët e para të mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” ai tregon arsyet e prezencës.

“Vij si shqiptar, si ish-trajner dhe si mik i Shqipërisë dhe tifoz i Shqipërisë. Përtej shkas vij me shumë dëshirë këtu përveç faktit që jam një mik i presidentit Duka në këtë ndeshje. Por më vjen shumë mirë gjithashtu që do të rishoh miqtë e mi të vjetër”, u shpreh De Biasi.

Më pas De Biasi thotë se Panucci nuk do të ketë nevojë për këshillat e tij.

“Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër. Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”, u shpreh De Biasi për TCH.

Sa i përket çështjes më të përfolur të këtij grumbullimi të parë të Panuccit, asaj të largimit të Cikalleshit, ish-trajneri është dakord me kolegun e tij.

“Unë mendoj që gjithësecili është padron i zgjedhjeve të tij që i mendon më të drejta. Mendoj që pëerderisa e ka marrë këtë vendim ka arsyet e tij. Edhe unë ndonjëherë kam marrë vendime të forta që duhen për t’i bërë të qartë skuadrës rregullat dhe se si duhet menaxhuar ajo”, tha ish-trajneri i kombëtares.

I zhveshur nga emocionet e postit të trajnerit, tani De Biasi e ka luksin edhe të parashikojë.

“Të fitojmë ndeshjen e parë si fillim, duke kryqëzuar gishtat sigurisht, më pas të mendojmë për Maqedoninë që është një ndeshje më e vështirë. Maqedonia është një skuadër që nga mesfusha dhe deri tek sulmi ka lojtarë shumë të mirë”, u shpreh De Biasi./

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Provokatorët realë të Skënderbeut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com