• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provokatorët realë të Skënderbeut!

by Mero Baze
01/09/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh në mëngjes. E kishin kapur me Skënderbeun. Qysh herët në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kanë vënë kujën për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i “detyruan” t’i faleshin Skënderbeut. E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderebut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koinçidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut.

Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslimanët ishin gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, filloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë “gjunjëzuar”.

Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxorri gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut. Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar” Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re.

Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast).

Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konflikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.

Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenografinë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që i “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut. Por këta histerikët që bëjnë si “gardistë” të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje fallco.

E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.

Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen “pro-perëndimorë” me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.

Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit “Skënderbej” për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati.

Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzojë” besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unifikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.

Ndaj figurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t’i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë.

Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh.

Nëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks.

Lereni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij,  kur i hynin nga poshtë.

Next Post
Lufta e Kumanovës/Ndrecaj dhe Rizaj u vranë të lidhur, sepse s’pranuan 35 milionë euro?!

Lufta e Kumanovës/Ndrecaj dhe Rizaj u vranë të lidhur, sepse s’pranuan 35 milionë euro?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision për Ngushticën e Hormuzit

Franca kundër përfshirjes së NATO-s në një mision për Ngushticën e Hormuzit

May 21, 2026
Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

Lajm i mirë për fermerët! Të hënën nisin aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

May 21, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Kanë kapur thikat dhe po plagosin njëri-tjetrin!”, Alibeaj zbulon ç’po ndodh brenda PD

May 21, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

May 21, 2026
Sali Berisha akuza ndaj Ramës: Nuk guxon të përballet në Parlament

Sali Berisha akuza ndaj Ramës: Nuk guxon të përballet në Parlament

May 21, 2026
Mesazhi i Marta Kos për vendet e Ballkanit Perëndimor: Reformat mbeten kyçe për integrimin

Mesazhi i Marta Kos për vendet e Ballkanit Perëndimor: Reformat mbeten kyçe për integrimin

May 21, 2026
Aromë lufte në Karaibe!

Aromë lufte në Karaibe!

May 21, 2026
Beteja për aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e Pacollit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës!

Beteja për aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e Pacollit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Ministria e Infrastrukturës!

May 21, 2026
Departamenti i ri i inteligjencës artificiale në PD/ Plasin memet në rrjet

Departamenti i ri i inteligjencës artificiale në PD/ Plasin memet në rrjet

May 21, 2026
“Proces i ngadaltë, por i rëndësishëm për Shqipërinë”/ OSBE ndan përshtypjet mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore

“Proces i ngadaltë, por i rëndësishëm për Shqipërinë”/ OSBE ndan përshtypjet mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In