• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjosha: Vullnet dhe angazhim maksimal për reformën në drejtësi

by
09/09/2015 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi në Bruksel një vizitë pune, ku takoi zyrtarë të lartë të Komisionit Europian. Takimin e parë Ministrja Gjosha, e zhvilloi me znj. Michela Matuella, Drejtoreshë për Politikat e  Fqinjësinë dhe Zgjerimin, për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, Jean Eric Paquet, Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit, si dhe ekspertë që mbulojnë ecurinë e  5 prioriteteve të Shqipërisë në Komisionin Europian.

Gjatë takimit, u diskutua mbi punën e bërë për 5 prioritetet ku përfaqësuesit e Komisionit vlerësuan zbatimin e  masave dhe afateve të lëna në udhërrëfyes, si dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në funksion të procesit të integrimit.

Duke analizuar secilin prej tyre, ekspertët e Komisionit veçuan prioritetin numër 1, krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar, i cili sipas tyre ka rezultate të prekshme mjaft pozitive, por nënvizuan se puna për implementimin e  mëtejshëm të reformës duhet të vazhdojë.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian, vunë theksin te domosdoshmëria e reformës në drejtësi, duke e cilësuar si reformën kyçe për të çuar përpara procesin e integrimit.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehu angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare dhe vullnetin për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët, për të përfunduar sa më shpejt këtë reformë.

“Ky nuk është vetëm një angazhim që qeveria shqiptare e ka marrë përpara partnerëve europianë, Komisionit Europian, por një premtim ndaj qytetarëve shqiptarë për tu rikthyer besimin tek drejtësia. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ecim përpara me procesin e integrimit  pa përfunduar këtë reformë”, tha Ministrja Gjosha.

Znj. Michela Matuella u shpreh se të gjitha reformat që Shqipëria ka nisur janë  me rëndësi madhore, për të transformuar vendin, dhe Komisioni është maksimalisht i angazhuar të evidentojë çdo hap pozitiv, çdo nisëm që i shërben procesit të integrimit.

Jean Eric Paquet, gjithashtu vlerësoi progresin e bërë me reformat dhe nënvizoi domosdoshmërinë e përfundimit të tyre. Gjithashtu Paquet u shpreh i impresionuar nga puna e bërë me IPA-n, ku përgëzoi rolin vendimtar të Ministrisë së Integrimit Europian.

Takimi me Christian Danielsson, Drejtori Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë të BE-së, në Komisionin Europianfoto 1 bruksel

Në takimin me Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë të BE-së, në Komisionin Evropian, u diskutua në lidhje me axhendën e përbashkët të aktiviteteve të qeverisë shqiptare dhe Komisionit, duke nisur nga mbledhja e radhës e grupeve të përbashkëta të punës, tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë e parashikuar në muajin nëntor si dhe një sërë takimesh të tjera që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ministrja Gjosha bëri një përmbledhje të punës lidhur me 5 prioritetet dhe reformat e tjera që po ndërmerren, frytet e së cilave do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e ekonomisë së vendit dhe të jetës së qytetarëve. Danielsson shprehu gadishmërinë e Komisionit Europian për të asistuar Shqipërinë, me ekspertizë për të gjitha fushat ku është e nevojshme.

“Ne do të regjistrojmë dhe do të pasqyrojmë objektivisht, çdo hap pozitiv që Shqipëria hedh me procesin e integrimit, jemi këtu për t’ju ndihmuar, por është në duart tuaja ritmi i reformave për të shtyrë përpara procesin, në mënyrë që vendi të jetë i përgatitur për të kaluar në fazën e radhës”, tha Danielsson.

Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e reformës në drejtësi për të kaluar në fazën e radhës që është hapja e negociatave dhe nevoja e bashkëpunimit të të gjitha palëve politike për dekriminalizimin e parlamentit./

Next Post

Hoxhë Ahmed Kalaja: Lufta në Siri është xhihad, luftë e shenjtë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In