• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha takim me Sekretaren e Shtetit të Suedisë, fokusi te Reforma në Drejtësi

by Lorenc Vangjeli
02/02/2016 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, priti sot në një takim,   Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, znj. Ulrika Modeer. Ministrja Gjosha, shprehu falënderimet në  emër të qeverisë shqiptare  për  mbështetjen e  çmuar që Suedia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve për procesin e integrimit dhe veçanërisht statusin e vendit kandidat.

Bashkëbisedueset shprehën  gadishmërinë që  Shqipëria dhe Suedia  të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre,   për forcimin e parametrave të sigurisë europiane duke iu përgjigjur kështu sfidave të reja globale që kërcënojnë të gjitha shoqëritë  demokratike.

Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve suedeze në Shqipëri, ecurinë e reformave dhe 5 prioriteteve që vendit i janë lënë  për tu plotësuar  lënë nga Komisioni Europian.

Pas takimit Ministrja Gjosha dhe Sekretarja e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, znj. Ulrika Modeer,  mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

“E falenderova  znj. Modeer për vëmendjen që Suedia ka shprehur ndaj Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor, duke qenë nxitëse e politikës së zgjerimit dhe zhvillimit të vendeve tona. Bashkëpunimi me Suedinë ka qenë dhe  mbetet i jashtëzakonshëm në shumë fusha”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja përmendi se Suedia ka mbështetur Shqipërinë nëpërmjet  Agjencisë  Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA),  në reformën administrative dhe territoriale si dhe në mbështetjen e reformave për përmirësimin e punës në Zyrën Shqiptare të Tatimeve, Zyrës së Statistikave Shërbimin shqiptar të Punësimit, por dhe një sërë sektorësh të tjerë.

Ministrja Gjosha,  u shpreh se Shqipëria do të punojë shumë, për plotësimin e 5 prioriteteve, për miratimin e reformës kyçe aq shumë të kërkuar nga qytetarët Shqiptarë që është reforma në drejtësi.

“Unë shpresoj shumë që gjatë muajve në vijim, të kemi një dialog politik për reformën, miratim të saj në parlament,  sepse siç e kam thënë gjithmonë vendet anëtare dhe qytetarët shqiptare presim që me anë të kësaj reforme t’i hapet rruga Shqipërisë për hapjen e negociatave, pse jo edhe brenda këtij viti”, tha Ministrja Gjosha

Sekretarja  e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, znj. Ulrika Modeer u shpreh se Suedia është një partnere afat gjatë e Shqipërisë, në terma ekonomikë dhe Mjedisore. Suedia është gjithashtu një nga kontribuueset më të mëdha me rreth 8 milionë euro investim  në vit.

“Nga ana e tjetër  isha e lumtur të dëgjoja për ecurinë që  ju keni arritur  dhe progresin që keni shënuar me 5 prioritetet kyçe. Së bashku me Komisionin Europian, kemi ndjekur atë çka ka bërë nga afër Shqipëria dhe mbështesim si zgjerimin e BE-së ashtu edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kësisoj mes këtyre reformave, reforma në drejtësi është ajo më e rëndësishmja  që kërkohet nga partnerët europiane dhe qytetarët shqiptarë.. ”, tha Sekretarja e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë.

Znj. Modeer  u shpreh se Suedia  do të vazhdojë të jetë  mbështetëse e Shqipërisë   dhe në këtë kuadër do ta ndjekë ecurinë e reformës në drejtësi.

Suedia,  mbështet Shqipërinë përmes Strategjisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020, ku pavarësisht krizës globale ekonomike, projektet zhvillimore për Shqipërinë mbeten të paprekura dhe në të njëjtin nivel me atë të viteve më parë.

Në Shqipëri, referuar kësaj strategjie,  asistenca që do të ofrohet  për një periudhe 7 vjeçare. Mbështetja do të orientohet në tre drejtime kryesore: Në nxitjen e integrimit ekonomik me BE dhe zhvillimin e ekonomisë se tregut, në forcimin e demokracisë, respektimin me te madh te drejtave te njeriut dhe zhvillimin e shtetit ligjor, në ë çështje te mjedisit dhe kufizimin e impakteve me efekte ne mjedis dhe ne ndryshimet e klimës.

Sipas Strategjisë së Suedisë për Bashkëpunim për reforma me vendet Ballkanit Perëndimor për periudhën 2014-2020, Qeveria Suedeze do të alokojë rreth 420 milion euro do të shkojnë në formë të ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor .

 

 

Next Post

Putin emëron të besuarin e tij në krye të Inteligjencës së Ushtrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com