• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha optimiste: Në Dhjetor hapim procesin njësoj si Serbia

by A R
25/11/2016 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në këtë rast ne kemi një deklaratë politike dhe unë e quaj të pavend në fakt për të komentuar një deklaratë e kujtdo  deputeti, të cilësdo parti, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vendet e tjera të BE, të cilat janë retorikë me të cilat ne jemi mësuar, sepse politika ka edhe retorika të tilla”.

Është mjaftuar me këtë koment ministrja e Integrimit për deklaratën e deputetit gjerman Krichbaum. Por ajo është optimiste se në dhjetor Shqipëria pret një gjuhë pozitive nga Këshilli, nisjen e një procesi screening, i ngjashëm me rastin e Serbisë.

“Screening është diçka që ne e kemi kërkuar me kohë sepse në fakt është një proces teknik që do të na shërbejë ne së brendshmi për t’u bërë gati për procesin e negociatave në momentin kur vendet anëtare do të votojnë pro çeljes së negociatave. E kemi kërkuar, vazhdojmë ta kërkojmë. Patjetër që kjo tashmë do të jetë në dorë të vendeve anëtare për të parë apo ndoshta edhe për të sugjeruar dhe ata vetë, mënyrën sesi do të procedohet me Shqipërinë”, shton Gjosha.

Edhe pse Komisioni Europian ka parashikuar të mos publikojë raporte për vitin 2017, ministrja e Integrimit risjell në kujtesë një rast kur kjo gjë nuk është zbatuar, duke lënë të hapur mundësinë për një raport të ndërmjetëm për Shqipërinë në vitin 2017.

“Ne kemi patur një rast të tillë, që ka qenë pikërisht për statusin e vendit kandidat ku vendet anëtare kanë kërkuar nga Komisioni Europian një raport të ndërmjetëm. Pra, pasi u mblodhën Këshilli në dhjetor, raporti ka qenë i pranishëm në qershor, ku sërish është mbledhur Këshilli në 2014 për të vendosur përfundimisht për statusin e vendit kandidat. Kjo është një procedurë tashmë e njohur, por që gjithnjë u takon vendeve anëtare së bashku me Komisionin për të vendosur si do të procedohet”, thotë ministrja e Integrimit.

Gjosha do të jetë ditën e hënë pjesë e delegacionit zyrtar që do të udhëtojë në Gjermani për t’u takuar me Kancelaren Merkel dhe ajo pret që Kancelarja gjermane të kuptojë që Shqipëria ka bërë disa hapa përpara në procesin e integrimit, në përmbushjen e disa kushteve themelore që i ishin vendosur vendit tonë./TCH/a.m.

Next Post
E vjedhin tek autobusi i “Unazës”/ Vajza thërret policinë dhe e bën “fortesë” autobusin, por… (VIDEO)

E vjedhin tek autobusi i "Unazës"/ Vajza thërret policinë dhe e bën "fortesë" autobusin, por... (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com