• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjonaj: Do evidentojmë çdo shkelje administrative, qytetarët aleati ynë kryesor

by Java News
13/03/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke marr shkas edhe nga denoncimet e qytetarëve Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në ka theksuar edhe një herë fokusin kryesor të Task Forcës Antikorrupsion. “Detyrimi ligjor i punonjësve të administratës publike është që t’ju shërbejnë qytetarëve në kohë e me cilësi, si dhe të jenë dinjitozë në punën e përditshme. Qytetarët janë aleati ynë kryesor.” ka thënë Gjonaj.

Në një deklarat për shtyp Gjonaj theksoi se e kemi bërë të qartë, se do të qeverisim me qytetarët dhe për qytetarët, si aleati ynë kryesor.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se duke marr shkas nga ankesat dhe denoncimet të adresuara në platformën shqipëriaqëduam.al, Taska Forca Antikorrupsion gjatë kësaj jave ka kryer kontroll në zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Berat.

Në përfundim të kontrollit tha Gjonaj u konstatuan shkelje të afateve për trajtimin e praktikave dhe përpunimit të kërkesave të qytetarëve të cilat kanë çuar në mohimin e të drejtës për të marr shërbim në kohë dhe me cilësi.

“Bazuar në shkeljet e sipërpërmendura u rekomanduan disa masa disiplinore për punonjësit e kësaj zyre vendore. Vërejtje me shkrim për tre përgjegjës sektori, 2 përgjegjës zone, përgjegjësit të sektori të arkivës dhe administrimit të informacionit, si dhe një specialiste të kësaj zyre. Gjithashtu u rekomanduan masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së zyrës vendore Berat për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve. Gjithashtu në vazhdën e inspektimeve të kryera më herët në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës masat vazhdojnë. Pas inspektimit është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kallëzim penal për e dyshuara të “shpërdorimit të detyrës” si dhe të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim, për punonjësit e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës”, deklaroi Miniatrja.

Sipas Gjonajt, nisur nga një tjetër ankesë e ardhur pranë portalit shqipëriaqëduam.al lidhur me veprimtarinë e zyrës përmbarimore shtetërore Fier, është shkarkuar nga detyra sot kryetari i kësaj zyre Arjan Cepele. “Nga inspektimi i kryer nga Task Forca Antikorrupsion rezulton se ka pasur shkelje të disiplinës në punë në mënyrë të përsëritur në veprimtarinë e tij si përmbarues, gjithashtu janë gjetur shkelje ligjore dhe proceduriale, për mosrespektim të afateve dhe procedurave gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutiv. Njëkohësisht gjatë kësaj jave, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ka evidentuar shkelje ligjore për 6 punonjës policie pranë IEVP Lezhë, pasi kanë kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi lidhur me elementët e sigurisë në institucionet penitenciare”, theksoi Gjonaj.

Next Post
Dokumenti/ Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi në kohën e diktaturës

Dokumenti/ Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi në kohën e diktaturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

Punonjësi humbi jetën dhe mbi 1000 familje të prekura nga përmbytjet, Prokuroria e Durrësit nis hetimet për..

January 8, 2026
Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

Alarm nga moti në Gjirokastër: Evakuohen 10 familje

January 8, 2026
Dje Durrësi, sot Shkodra. Nesër kush?

Moti i keq, punonjësi humbi jetën në krye të detyrës, reagon Bashkia e Durrësit

January 8, 2026
Njëri prej tyre u plagos aksidentalisht në dorë/ Policia arreston 3 persona për gjueti të paligjshme

Rikthehen gjuetarët, Begaj i jep “OK” ligjit, bie ndalimi mbi 10-vjeçar

January 8, 2026
Mbreti i Panairit

Kush matet me Lea Ypin

January 8, 2026
Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

Gjekmarkaj në Torovicë: Kërkohet ndërhyrje urgjente në hidrovorin e Balldrenit

January 8, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Zbulohet axhenda e Kuvendit, Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për Ballukun

January 8, 2026
PD kërkoi mosnjohjen e zgjedhjeve, caktohet data e seancës në Kolegjin Zgjedhor

PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe kompensoni banorët

January 8, 2026
Balluku inspekton situatën në Fier: Paketë dëmshpërblimi për banesat dhe bujqësinë

Balluku inspekton situatën në Fier: Paketë dëmshpërblimi për banesat dhe bujqësinë

January 8, 2026
I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

I moshuari në Durrës kundërshton urdhrin për evakuim: Kam derrat e qentë!

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In