Tenisti serb Novak Gjokoviç ka përfunduar shpejtë aventurën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’. Ishte argjentinasi Juan Martin del Potro ai e cili e mposhti Gjokoviçin qysh në raundin e parë me rezultat prej 7-6(4) 7-6(2), raporton Reuters.
Gjokoviç është tenisti që ka dominuar në këto vitet e fundit, por synonte që të merrte edhe medalje olimpike, çmim ky që do të vazhdojë t’i mungojë, transmeton Koha.net.
Tenisti serb, i cili u largua me lot hidhërimi nga Rio, është shprehur pas meçit se kjo ishte një nga humbjet më të rënda në karrierën e tij. “Pa dyshim kjo është një nga humbjet më të rënda në jetën dhe karrierën time”, është shprehur Gjokoviç. (b.an)