Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.
Edhe pse tabela e vendosur në anë të rrugës e sinjalizonte shoferin se në atë zonë nuk lejohet parkimi, ai kishte parkuar në rrugë një “Ferrari” me ngjyrë të kuqe, e cila u bllokua nga policia.
Teksa publikon në “Facebook” disa foto nga momenti kur policia i vendos gjobën, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shkruan se sot ky drejtues mori notën 4 me qëllim që nesër të jetë një qytetar model.
“Bo bo bo! 🤦🏻 Bën gabim për vete – po bëhesh shembull i keq dhe për shoferët e 2019- ës! 😕 Shiko tabelën! Sot notën 4❌, nesër qytetar model!👍”, shkruan Veliaj.