Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi është gjobitur me 50 milionë lekë pasi ka thyer masat anti-covid. Me të njëjtën masë është gjobitur edhe ish-deputeti Edmond Spaho, për takimet e tij elektorale.
Por Këllici përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se kjo është një gjobë për opozitën.
Kujtojmë se me një gjobë të tillë është ndëshkuar edhe ministri Blendi Klosi. Por Këlliçi pretendon se gjithçka është politike.
REAGIMI I KËLLIÇIT
Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opoziten!
Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.
Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrikeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.
Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.
Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhërave të Ramës.
Keni edhe 66 ditë kohë per te vendosur gjoba antikushtetuese.
Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas!
/a.r
E gjithë bota mban Maska, pse është në Shqipëri kaq e vështirë për ti mbajtur ato?