• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjoba deri në 3000 euro/ Regjim kazerme te Real Madrid, njihuni me kodin e sjelljes

by Java News
04/10/2019 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vonesë në stërvitje, qoftë edhe e vogël, mund të kushtojë nga 250 deri në 1000 euro, mungesa vlen 3000 euro. Televizioni spanjoll “Cuatro” zbuloi dje kodin e sjelljes brenda Real Madridit, duke u ndalur te gjobat për shkeljet e ndryshme. Përpikëria është ligj, kështu që te mbretërorët madrilenë i kushtohet vëmendje maksimale rregullit e disiplinës. Lista e gjobave të ndryshme nis që me mosparaqitjen 45 minuta para kohës së planifikuar për stërvitje të lojtarëve. Kjo shkelje kushton 250 euro për 5 minutat e para, pastaj 500 euro për një çerek ore, deri në 1000 euro. Mosparaqitja fare në 45 minutat para nisjes së stërvitjes gjobitet me 3000 euro.

Edhe përdorimi i telefonit është i rregulluar rreptësisht në kodin e etikës. Përdorimi i tij në shtratin e fizioterapistit është i ndaluar. Nëse e thyen këtë rregull, gjobitesh me 250 euro. Celulari ndalohet edhe në takimet e zakonshme të skuadrës, si dhe në dhomën e zhveshjes. Gjoba në këto raste varion nga 500 deri në 1000 euro. Në rast mbipeshe paguhen 250 euro, një shumë që mund të rritet në mënyrë eksponenciale, veçanërisht kur lojtarët kthehen nga pushimet dhe e kanë tepruar me ushqimin. Udhëtimet, intervistat dhe paraqitjet nëpër reklama duhet të organizohen nga klubi. Nëse në ditën e pushimit, një lojtar vendos të largohet nga Madridi, ai duhet të njoftojë Zidane më përpara.

Largimi pa adresë dhe pa leje nga kryeqyteti spanjoll gjobitet nga 250 deri në 1000 euro. Për daljet publike, të organizuara nga klubi, padyshim që ekziston një kod i rreptë i veshjes. Nëse lojtarët nuk i respektojnë pikat përkatëse, kjo iu kushton mjaft financiarisht. Gjoba ka edhe për vizitat e ndaluara në dhomat e hoteleve (në grumbullim), detyrimi për t’u paraqitur në dhomën e zhveshjes para lojërave në shtëpi, edhe pse nuk jeni grumbulluar, dhe qëndrimi në “Bernabeu” deri të paktën në minutën e 80-të ndeshjes si pritës. Më pas, lojtarët e Real Madridit mund të largohen për të shmangur trafikun./ telesport

g.kosovari

Next Post
Kocijançiç: BE bashkëpunon ngushtë me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

Kocijançiç: BE bashkëpunon ngushtë me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In