• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn. Zbulohen kërkesat e kryebashkiakut: Heqje e kafazit dhe…

by A R
12/12/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 5 janar, ora 09:00 gjyqin paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve.

Erion Veliaj, përmes avokatit të tij mbrojtës ka depozituar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) një kërkesë për revokimin e vendimit të ndërmjetëm të dhënë nga kjo gjykatë më 2 dhjetor 2025.

Kryebashkiaku Veliaj kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

Sipas kërkesës së dorëzuar nga mbrojtja argumentohet se gjykata ka aplikuar një standard të ndryshëm nga praktika e sa e mëparshme, në raste të ngjashme.

Mbrojtja thekson se, duke qenë se dosja përmban rreth 60 mijë faqe, 21 GB në format elektronik, e drejta e të pandehurit për t’u njohur personalisht me materialet është thelbësore për garantimin e mbrojtjes efektive.

Tre kërkesat 

1. “Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, e cila e konsideron këtë praktikë si trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.

2. Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes, në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.

3. Shtyrjen e procedurës derisa kjo e drejtë elementare — e drejta për t’u mbrojtur — të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.”
“Duke patur parasysh mënyrën e ndryshme të vendimmarrjes së kësaj Gjykate për procedimin kundër të pandehurit Erion Veliaj si dhe nevojën për të garantuar trajtim të barabartë të të pandehurve në zbatimin e nenit 34/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi të drejtën e njohjes dhe marrjes së kopjes së akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojmë se qëllimi i kësaj kërkese është të vendoset i njëjti standard për mënyrën e procedimit dhe palët pjesëmarrëse në gjykimin e pranë kësaj Gjykate.

Qëllimi i kësaj kërkese nuk është zvarrijta e procesit por garantimi i të drejtës kushtetuese në bazë të nenit 31 të Kushtetutës i cili parashikon se të pandehurit në paraburgim i duhet vënë në dijeni të plotë, reale dhe efektive materiale të çështjes, të cilat në rastin konkret përbëjnë një volum prej afërsisht 60.000 faqe (në mënyrë elektronike 21 gb)”, thuhet nder te tjera ne kërkesën e Veliajt.

Kërkesa e plotë

KËRKESË

Kërkues:  Erion Veliaj, i biri i Luan dhe i Shqiponjë, shtetas shqiptar, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, me adresë Kodra e Diellit 03910066, Nd.22, H.1, Farkë, Selitë 1044, Tiranë, i datëlindjes 17.12.1979, gjendja civile ‘i martuar’, madhor, me zotësi të plotë juridike për ë vepruar, me nr. personal H91217035J.

Përfaqësuar me prokurë të posaçme nga Av. Artan Gjermëni me Numër Liçense 271 dhe NUIS M22307024Q, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Nr. Tel 0682037720 dhe email: gjermeni.artan@gmail.com, me adresë, Rruga “Jordan Misja”, Kompleksi ”Reno Contruction” Kt 1, Shk 3, Njësia Bashkiake Nr. 9, Tiranë.

Objekti:  Revokimi i vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 02.12.2025.

Baza Ligjore:  Neni 112, të Kodit të Procedurës Penale;

Neni 34/a, 327/2/3, 332/c; , të Kodit të Procedurës Penale

Nenet 31 e vijues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet 3, 6 e vijues të KEDNJ.

PËRPARA

GJYKATËS SË POSAÇME TË SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR.

E nderuar Gjykatë,

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndodhet për gjykim në seancë paraprake kërkesa penale e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si atribuim kundër të pandehurit Erion Veliaj për veprat penale objekt gjykimi.

Në seancën gjyqësore paraprake të datës 02.12.2025, nga ana e të pandehurit Erion Veliaj, i pranishëm në këtë seancë, midis të tjerave është kërkuar:

“Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ-së dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, e cila e konsideron këtë praktikë si trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.
Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes, në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
Shtyrjen e procedurës derisa kjo e drejtë elementare — e drejta për t’u mbrojtur — të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.”
Kjo kërkesë e paraqitur nga i pandehuri Erion Veliaj, me vendim të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar datë 02.12.2025 është rrëzuar me argumentet e cituar në procesverbalin gjyqësor të seancës.

Konstatojmë se ka qëndrime të ndryshme pranë kësaj Gjykate në zbatimin e ligjit procedural penal, lidhur me njohjen e akteve bazuar posaçërisht në nenet 34/a dhe 327 pika 2 & 3.

Konstatohet se në shumicën e rasteve, të pandehurve të ndryshëm, u mundësohet njohja me aktet dhe marrja e kopjes së tyre.

Posaçërisht, i sjellim në vëmendje kësaj Gjykate se në procedimin penal nr.55 të vitit 2019, në seancën e datës 04.12.2025, e njëjta kërkesë për njohje dhe kopje të akteve është paraqitur nga vetë i pandehuri në seancë, dhe nga ana e Gjykatës kjo kërkesë është pranuar, duke urdhëruar organin procedues që ti mundësoj të pandehurit në paraburgim kopje të akteve të kërkuara personalisht nga ai. Rasti e sjell që edhe në procedimin penal nr. 55/2019, një nga përfaqësuesit e organit të akuzës përkon si në procedimin e relatuar dhe në procedimin ndaj të pandehurit Erion Veliaj.

Duke patur parasysh mënyrën e ndryshme të vendimmarrjes së kësaj Gjykate për procedimin kundër të pandehurit Erion Veliaj si dhe nevojën për të garantuar trajtim të barabartë të të pandehurve në zbatimin e nenit 34/a dhe 327 pika 2 dhe 3, mbi të drejtën e njohjes dhe marrjes së kopjes së akteve, personalisht nga i pandehuri, konstatojmë se qëllimi i kësaj kërkese është të vendoset i njëjti standard për mënyrën e procedimit dhe palët pjesëmarrëse në gjykimin e pranë kësaj Gjykate.

Qëllimi i kësaj kërkese nuk është zvarrijta e procesit por garantimi i të drejtës kushtetuese në bazë të nenit 31 të Kushtetutës i cili parashikon se të pandehurit në paraburgim i duhet vënë në dijeni të plotë, reale dhe efektive materiale të çështjes, të cilat në rastin konkret përbëjnë një volum prej afërsisht 60.000 faqe (në mënyrë elektronike 21 gb).

Theksojmë se kjo Gjykatë ka arsyetuar mbi rrëzimin e kërkesës për njohje me aktet me argumentin se është njohur mbrojtësi i zgjedhur nga i pandehuri Erjon Veliaj dhe është marrëdhënia e tij me të pandehurin për ta njohur atë më aktet.

Ndërkohë, neni 327, pika 2 dhe 3 të Kodit të Procedurës Penale parashikojnë se:

“2. Brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit.

Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje.”
Nga interpretimi literal i nenit 327, pika 2, rezulton se prokurori është i detyruar të njoftojë secilin subjekt të listuar në mënyrë të veçantë, pra “të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën”. Përdorimi i presjeve dhe renditja e pavarur e subjekteve provon se njoftimi nuk është unik, nuk është i bashkuar dhe nuk është i zëvendësueshëm midis tyre. Ligji nuk përdor shprehje si “përmes mbrojtësit” ose “njoftimi i bërë mbrojtësit vlen për të pandehurin”. Përkundrazi, formulimi gramatikor tregon qartë se çdo subjekt ka të drejtë të marrë njoftimin e të njihet me aktet personalisht, dhe jo përmes një subjekti tjetër.

Pika 3 e nenit 327 përcakton se njoftimi duhet të përmbajë edhe “të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje”. Kjo e drejtë u adresohet të gjithë subjekteve që marrin njoftim sipas pikës 2, pra edhe vetë të pandehurit. Dispozita nuk parashikon se e drejta e të pandehurit konsumohet ose shuhet nga ushtrimi i saj nga mbrojtësi. Përkundrazi, struktura gramatikore dhe logjika e dispozitës tregojnë se çdo person i njoftuar ka të drejtën autonome të njihet personalisht me aktet, pa u zëvendësuar nga një përfaqësues.

Arsyetimi i gjykatës se njohja e mbrojtësit mjafton edhe për të pandehurin bie ndesh me interpretimin literal të ligjit, pasi dispozita i drejtohet qartë dy subjekteve të dalluara: të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Në mungesë të një formule ligjore që tregon se mbrojtësi zëvendëson të pandehurin për efekt të njoftimit, nuk mund të krijohet artificialisht një efekt i tillë. Mbrojtësi është një garantues procedural, por jo zëvendësues i të drejtave personale të të pandehurit, të cilat ligji i njeh në mënyrë të vetëqëndrueshme.

Në momentin që i pandehuri shpreh vullnet të drejtpërdrejtë për t’u njohur vetë me aktet, organi procedues ka detyrimin ligjor t’ia garantojë këtë të drejtë. Ky vullnet nuk mund të shpërfillet me arsyetimin se mbrojtësi ka pasur akses në dosje, pasi e drejta procedurale e të pandehurit është personale dhe e pavarur nga mënyra e ushtrimit të mbrojtjes nga avokati. Refuzimi i gjykatës për të vlerësuar kërkesën e drejtpërdrejtë të të pandehurit bie ndesh me strukturën dhe tekstin e dispozitës ligjore.

Nëse do të pranohej që mjafton njohja e mbrojtësit, atëherë përfshirja e të pandehurit në listën e subjekteve që duhet të njoftohen bëhet plotësisht e panevojshme.

Dispozita procedurale duhet të interpretohet në mënyrën që jep më shumë garanci për të pandehurin dhe jo që i kufizon ato. Midis dy interpretimeve – një që e njeh të drejtën e të pandehurit për të parë vetë aktet, dhe një që e mohon atë me arsyetimin se është njohur avokati – duhet të prevaloj interpretimi që garanton të drejtën efektive të mbrojtjes.

Arsyetimi i gjykatës e kthen të pandehurin në subjekt pasiv të procesit, duke kufizuar padrejtësisht një të drejtë të dhënë qartë nga ligji.

Për këto arsye bazuar në nenet 112, të Kodit të Procedurës Penale; 34/a, 327/2/3, 332/c; të Kodit të Procedurës Penale, nenet 31 e vijues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet 3, 6 e vijues të KEDNJ.

KËRKOJMË

Revokimi i vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 02.12.2025.

Ju faleminderit.

Next Post
Senatorët e Kongresit Amerikan kritikojnë planin e paqes të Trump: Ukraina nuk duhet të detyrohet të dorëzojë territore

SHBA lodhet me takimet e kota, Trump i frustruar me Rusinë dhe Ukrainën: Mjaft me fjalë, vepra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Temperaturat e larta nuk largohen as sot, por në zonat malore do ketë reshje shiu

September 11, 2026
VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

September 11, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari shqiptar akuzohet për p*rdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare!

September 11, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen

September 11, 2026
Izraeli përdor mbi 1 mijë tonë eksploziv për të hedhur në erë tunelet e Hezbollahut dhe shkakton tërmet 4,1 ballë!

Izraeli përdor mbi 1 mijë tonë eksploziv për të hedhur në erë tunelet e Hezbollahut dhe shkakton tërmet 4,1 ballë!

September 11, 2026
Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com