Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun kardiolog Edvin Prifti.
Në këtë mënyrë, GJKKO ka ashpërsuar masën e sigurisë për mjekun Prifti. Nga pezullim i detyrës, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për mjekun Prifti, për shkak të shumës së madhe të parave që iu gjetën në banesë dhe në zyrë.
Mjekut Prifti i janë vënë prangat në sallën e gjyqit dhe pritet të transferohet në burgun “313” opse “302” në kryeqytet.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Prifti deklaroi se paratë ishin të bashkëshortes së tij, pas një kontrate shit-blerjen me të motrën.
g.kosovari