• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gogu: Salla e gjyqit s’është vetëm vendi ku lexohet një vendim, por ku duhet të garantohet dinjitet dhe…

by A R
11/05/2026 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ishte i pranishëm në përurimin e ambienteve të rikonstruktuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku u investua në 4 salla gjykimi, 2 holle të gjykatës dhe 16 zyra gjyqtarësh.

Në fjalën e tij, Gogu e vendosi investimin në kontekstin e reformës në drejtësi dhe të fazës përmbyllëse të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian për Kapitullin 23.

“Europa nuk mat vetëm ekzistencën formale të institucioneve. Mat mënyrën si funksionojnë çdo ditë: efikasitetin e proceseve, standardin e administrimit gjyqësor, sigurinë juridike dhe besimin që qytetarët kanë tek drejtësia”, u shpreh Ministri i Drejtësisë.

Duke folur edhe si ish-Kancelar i Gjykatës së Tiranës dhe ish-lektor i Administrimit të Gjykatave, Gogu theksoi se infrastruktura gjyqësore nuk është çështje periferike, por pjesë e vetë cilësisë së drejtësisë.

“Salla e gjyqit nuk është vetëm vendi ku lexohet një vendim. Është ambienti ku shteti duhet të garantojë paanshmëri, siguri, dinjitet procedural dhe autoritetin e ligjit”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, Gogu u ndal edhe te debati publik mbi masat e sigurisë në sallat e gjykimit, duke theksuar nevojën për balancë midis sigurisë dhe respektimit të standardeve europiane të të drejtave të njeriut.

“Gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar kanë nevoja reale sigurie. Por çdo masë sigurie duhet të jetë proporcionale, funksionale dhe në përputhje me standardet europiane”, u shpreh ai.

Ministri i Drejtësisë theksoi se reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e konsolidimit të institucioneve dhe standardeve, ndërsa sipas tij, sfida kryesore mbetet rritja e efikasitetit, profesionalizmit dhe besueshmërisë publike të sistemit.

Next Post
Sot, protesta e opozitës, Rama sulmon Berishën dhe Ahmetajn: Bufi stërplak qenka frymëzuar nga broçkullat e një të arratisuri

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinj tentuan t’i grabisnin dyqanin në Selanik, pronari shqiptar u kthehet me shkop bejsbolli dhe i nxjerr jashtë

Dy të rinj tentuan t’i grabisnin dyqanin në Selanik, pronari shqiptar u kthehet me shkop bejsbolli dhe i nxjerr jashtë

May 11, 2026
Kërkohen 16 abonime në modelin “Business”, AIF do të përdorë ChatGPT për të ndaluar pastrimin e parave

Kërkohen 16 abonime në modelin “Business”, AIF do të përdorë ChatGPT për të ndaluar pastrimin e parave

May 11, 2026
Kërkoi ndryshim të masës duke vendosur garanci 50 mijë euro, GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

Kërkoi ndryshim të masës duke vendosur garanci 50 mijë euro, GJKKO rrëzon kërkesën e Metës

May 11, 2026
“Ato që kam thënë i bazoj në shumë burime”, Berisha nuk tërhiqet nga fjalët për ambasadorin

“Ato që kam thënë i bazoj në shumë burime”, Berisha nuk tërhiqet nga fjalët për ambasadorin

May 11, 2026
Myzyri u vu nën akuzë nga SPAK/ Rama: Njeriu që transformoi Prokurimet Publike u bë target balte, por rezultoi pa faj

Myzyri u vu nën akuzë nga SPAK/ Rama: Njeriu që transformoi Prokurimet Publike u bë target balte, por rezultoi pa faj

May 11, 2026
Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

May 11, 2026
Protestë me 100 vetë?! Berisha: Uragani jonë tronditi themele e “narkoregjimit”…

Protestë me 100 vetë?! Berisha: Uragani jonë tronditi themele e “narkoregjimit”…

May 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 12 Maj 2026

May 11, 2026
Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

May 11, 2026
Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867  turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In