• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO nis gjyqin ndaj Fatos Tushes dhe 21 të tjerëve, pranohet kërkesa e ish-kryebashkiakut për gjykim të shkurtuar

by
19/04/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zhvilluar sot seancën e parë për kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe 21 të pandehurve të tjerë të cilët janë në sallë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pasi akuzohen se abuzuan me tenderin 24 mln lekë për kanalin vaditës. Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 19 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar së bashkie me ish-nënkryetarin Gentian Tushe, kërkesë e cila është pranuar nga GJKKO. Çështja është veçuar vetëm për dy të pandehurit Bujar Murati dhe Natasha Myrtaj.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të SHBA-së të cilët po monitorojnë procesin. SPAK ripërsëriti akuzat për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK ka fakte dhe prova se në tenderat publike për rehabilitim e kanalit vaditës në Bishqethëm janë përfshirë zyrtare të bashkisë Lushnjë si Fatos Tushe, Gentian Nushi, Flamur Peqini, Leonard Sefa, Blerta Turku etj. SPAK thotë se këto bënë të mundur që të fitonte një firmë e cila nuk plotësonte kushtet dhe se ka pasur abuzime me tenderat për blerjet materialet elektrike.

Fatos Tushe, nënvizon SPAK, ka shpërdoruar detyrën dhe karburantin e shtetit për persona të paautorizuar, ndërsa me veprimet dhe mosveprimet janë dhënë tre tendera fiktiv. Me këto tendera fiktiv, thotë SPAK, u paracaktuan fituesit para se të shpallej procesi. Sipas SPAK, ata që fituan tenderat, kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë.

Seanca e radhës për pretencën ndaj 20 të pandehurve mes tyre dhe Fatos Tushes do të mbahet me 6 maj ora 10.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

/b.h

Next Post
Agron Duka i përgjigjet Ramës: Ti je gogoli i shqiptarëve, unë jam shpresa

“Me Alibeajn s'kam folur”/ Duka për Presidentin e ri: E jap votën edhe për propozimin e PS, mjafton të jetë me integritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In