• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJKKO la në burg Veliajn, avokati Petraj: Duhej tjetër masë, krijohet vakum në bashki, ja çfarë ndodh nëse ka konflikt interesi me prokurorin

by B K
14/02/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO e la në fuqi më 12 shkurt masën ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Lidhur me këtë vendim është diskutuar edhe mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv më gazetarin Arbër Hitaj, ku avokati Edmond Petraj, tha se Veliajt nuk i duhej dhënë masa arrest me burg, pasi largimi i tij nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës ka krijuar vakum.

‘Unë mendoj se mund të kishim një masë të ndryshme nga ajo që u dha, kemi të bëjmë me një personazh të rëndësishëm të drejtimit të kryeqytetit, Tirana nuk është e thjesht për t’u menaxhuar. Ky vakum që ndodh tani mendoj se gjykata dhe struktura e posaçme duhet ta kishin parë me vëmendje këtë gjë. Por do shohim ca do ndodh pasi të ndal vendimi i arsyetuar i masës së sigurisë’, tha ai.

Avokati u ndal edhe tek dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se nëse vërtetohet se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi atëherë duhet të bëhet kerkesë për përjashtimin e tij.

‘Avokatët e Veliajt duhet që të lexojnë dosjen dhe nëse ka element nxitimi, janë ata që duhet që të veprojnë dhe për konfliktin e interesit me prokurorin duhet që të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e tij, nëse ka konflikt interesi me prokurorin. I takon avokatëve që të reagojnë lidhur me pretendimet e klientit të tyre’, tha ai.

Lidhur me cilësimin e Veliajt në dosje si i dënuar, ai tha se ky është një skandal.

‘Nuk falet ajo, është skandal. Pse njëherë e kanë parë ata, apo janë këto procedurat copy past. Edhe kjo pjesa e protestës që u bë, mund të them se Shqipëria është një shtet i polarizuar dhe ka simpatizant që dalin për ta, i kemi parë dhe për Berishën dhe për Metën’, tha ai.

Në të njëtën linjë me Petrajn ishte edhe eksperti i Sigurisë Fatjon Softa. Ai tha se pretendimet nëse ka konflikt interesi me prokurorin duhet që të vërtetohen.

‘Veliaj është figurë qendrore e PS dhe procesi ndaj tij ka marr vëmendje edhe nga faktori ndërkombëtar, kemi një deklaratë të BE që kërkon që të mos ketë presione ndaj SPAK. Është një proces që ka nisur dhe vëmendja do të përqendrohet tek faktet dhe tek provat. Pretendimi i Veliajt që thotë që hetuesi ka marr leje ndërtimi, ky është një moment që mund të vërtetohet, por nuk besoj se gjithë hetimi është në bazën e një individi’, tha ai.

Next Post
Ndodh ajo që nuk pritej! Ilir Merr në mbrojtje SPAK dhe GJKKO

Ndodh ajo që nuk pritej! Ilir Merr në mbrojtje SPAK dhe GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In