• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryetaren e bashkisë Gjirokastër, akuzohet për shpërdorim të detyrës

by
17/06/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Rami ish-kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës me LSI-në, është shpallur fajtore dhe është dënuar për shpërdorim detyre me 1 vit burgim, i cili pasi Rami pak ditë më parë pranoi gjykimin e shkurtuar shkon në 8 muaj burg. Por ekzekutimi i dënimit me burg do të pezullohet pasi konvertohet me detyrimin për të kryer punë në interes publik.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe GJKKO e mori të pandehur.

Zamira Rami, ish-Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, sipas SPAK ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të Dritan Sakos dhe Teodorti Xhait dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.

Gjatë drejtimit të Bashkisë së Gjirokastrës nga përfaqësuesja e LSI-së Zamira Rami, rezultojnë se janë dhënë 18 tendera të dyshimtë me flamur të kuq. Përfituesit janë Andrea Caca, i cili rezulton pronari i një servisi makinash, Dintar Thanasi pronar i kompanisë ‘TEA-D’, Daniela Angjellari dhe Sofia Myftari. Zamira Rama është kallëzuar penalisht për shkatërrimin e pronës së shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.

Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019. Ajo u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në janar të këtij viti, pasi dosja e saj ka mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës.
/b.h

Next Post
Paralajmërimi i shpikësit të vaksinës së parë: Varianti indian mund të rikthejë COVID-19!

Paralajmërimi i shpikësit të vaksinës së parë: Varianti indian mund të rikthejë COVID-19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In