• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJK i dha të drejtë Veliajt, Teliti: Pasojë e qëndrimit të PS, vendimi duhej pasuruar me shkeljet reale

by A R
03/11/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot t’i japë të drejtë Erion Veliajt, duke rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili më 25 shtator 2025 shkarkoi ish-kryebashkiakun nga detyra. Ky vendim e konfirmon zyrtarisht rikthimin e Veliajt në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht qëndrimit të tij nën masën e “arrestit me burg” që nga 10 shkurti 2025 dhe akuzave të SPAK-ut.

Vendimi i Kushtetueses, i marrë pas ankimimit të Veliajt më 29 shtator, shfuqizon jo vetëm aktin e Qeverisë, por teorikisht anulon edhe dekretin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Menjëherë pas vendimit, ka ardhur reagimi i Këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erion Teliti. Ai nuk e shikon vendimin si një fitore të Veliajt, por si një pasojë të drejtpërdrejtë të gabimeve dhe mungesave procedurale të bëra nga mazhoranca socialiste.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.”, shkruan Teliti në Facebook.

Sipas Telitit, PD kishte kërkuar që vendimi i shkarkimit (më 23 shtator 2025) të mos bazohej vetëm në nenin 62 (mosparaqitja për 3 muaj), por të përfshinte edhe shkeljet e shumta reale të akuzave të SPAK-ut. Refuzimi i kësaj kërkese dhe mosgarantimi i së drejtës së mbrojtjes nga Këshilli Bashkiak, duket se kanë krijuar baza ligjore të dobëta, të cilat u shfrytëzuan nga mbrojtja e Veliajt në Kushtetuese.

Këshilltari i PD-së, Teliti, ka paralajmëruar se betejat politike dhe ligjore nuk kanë përfunduar: “Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet.”

Next Post
Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime

Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In