• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjithmonë me ne, Gramoz!” TKZ përkujtojnë tifozin shqiptar të vrarë në Greqi, 20 vite më parë

by A R
04/09/2024 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si sot 20 vite më parë Shqipëria do të triumfonte ndaj kombëtares greke, e cila vetëm dy muaj më parë ishte shpallur fituese e Europianit në Portugali.

Një datë që ka për të mbetur thellë në memorien e gjithë sportdashësve shqiptar.

Pikërisht për shkak të kësaj ndeshje, mbeti i vrarë një 20 vjeçar kuksian në Greqi sepse kishte veshur fanellën e kombëtares shqiptare.

Tifo grupi besnik i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” apo siç njihen si “TKZ”, ka përkujtuar sot  djaloshin Gramoz Palushi, i cili po festonte në rrugët e ishullit Zakinthos bashkë me disa emigrantë të tjerë shqiptarë, veprim që solli nervozizëm te vendasit.

Emigrantët u sulmuan nga një grup prej 4-6 personazh me armë të ftohta.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi ka postuar foton e Gramoz Palushit dhe e shoqëron dhe me shkrimin “Gjithmonë me ne, Gramoz!”, duke përkujtuar kështu të ndjerin.

Gramozi sot do të ishte 40 vjeç. Ai iku pa e ditur se ajo fitore ishte vetëm një gur në suksesin që do të vinte më vonë.

Shqipëri 2-1 Greqi

Greqia vinte në “Qemal Stafa” si kampione e Evropës, pasi kishte mposhtur në finale Portugalinë.

Ishim ndeshur edhe më parë, por  kjo përballje kishte shijen e një derbi ballkanik, aq shumë e ndjerë dhe të pritur.

Atmosfera në Tiranë atë ditë ishte elektrizuese, ku mijëra njerëz kishin ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Disa prej tyre kishin blerë biletë në tregun e zi, duke paguar trefish. Për herë të parë kryeqyteti ishte shumë i vogël për të përballuar tifozët e shumtë. Që në orët e para të mëngjesit  turma të mëdha njerëzish kishin mbushur sheshet dhe rrugët e Tiranës . Festa ishte e madhe në mbarë Shqipërinë, me pankartën “This is not Portugal” që u bë hit.

Entuziazmi ishte aq i madh, sa në 10 minutat e para, kampionët e Evropës ndëshkohen 2 herë. Fillimisht Murati dhe më pas një silurë e Aliaj-t bënë që të shpërthente vullkani ‘’Qemal Stafa’’.

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1, një fitore që u festua anembanë botës, por kjo datë nuk do të kujtohet vetëm për këtë ndeshje të fituar nga kuqezinjtë. Pikërisht për shkak të kësaj ndeshje, mbeti i vrarë një tifoz shqiptar në Greqi.

Prej asaj kohe, Shqipëria ka arritur të kualifikohet në dy evente të mëdha të futbollit Europian, në Francë 2016 dhe Gjermani 2024.

Edhe pse kanë kaluar 15 vite, 4 shtatori i vitit 2004 nuk do harrohet kurrë edhe për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku ksenofobia greke kishte triumfuar.

Tashmë emri i Gramoz Palushit është i gdhendur në muret e një shkolle që mban emrin e tij prej vitesh.

/a.r

Next Post
“Më vodhi 75 mln lekë nga kasaforta”, kush është viktima dhe autor i vrasjes së babait në Durrës

"Më vodhi 75 mln lekë nga kasaforta", kush është viktima dhe autor i vrasjes së babait në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com