• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I gjithë vendin nën zero gradë, akset rrugore kombëtare të hapura

by A R
08/01/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

reshjet e dëborës si dhe temperaturat e ulëta, disa gradë nën zero, që kanë përfshirë të gjithë vendin që prej fillimit të kësaj jave, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, sidomos në veri dhe verilindje, por ministria e Transportit bën të ditur se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura.

Sipas informacionit të deri tanishëm në disa akse rrugore në Kukës, Dibër, Korçë është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve. MTI apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të bëjnë kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

MTI paraqet edhe situatën në të gjitha qarqet e vendit si dhe akset rrugore ku qarkullimi kryhet më me vështirësi.

Kukës

Në aksin Bajram Curri – Valbonë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërnajë – Tropojë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Bajram Curri – Kam, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Aksi Kukës – Ura e Zapodit qarkullimi kryhet me zinxhirë. Edhe në aksin Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam (në Qafë Prush) qarkullimi kryhet me zinxhirë. MTI njofton se të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Dibër

Në Peshkopi ka prezencë të ngricave dhe qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, prezence te ngricave, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në segmentin Bazë – Burrel qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Qafë Bualli – Krastë qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.

Shkodër

Aksi rrugor Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- Fushë Arrëz. Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Nuk ka probleme në qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Qarkullimi pjesërisht kryhet me zinxhirë. Segmenti Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin është i hapur. Në segmentin Kukës – Shën Mëri, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Koplik – Dedaj kalimi në gjithë aksin rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe, Gomsiqe-Pukë 4, Pukë –Fushë Arrëz janë të hapura dhe qarkullimi rekomandohet me zinxhirë ne segmentin Qafë Qelë – Pukë- Fushë Arrëz.

Korçë

Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë dhe Pogradec Qafë-Thanë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
E njëjta situatë paraqitet edhe në aksin Pogradec-Korçë. Situatë e vështirë paraqitet në zonën Qafë Plloçës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.

Gjirokastër

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Në Qafë Muzinë qarkullimi është normal. kujdes në vendet ku ka ngrica.

Fier

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Lezhë

Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal.

Tiranë

Nuk ka asnje segment te bllokuar.

Durrës

Në qytetin e Krujës ka ngrica. Në Qafë Shtamë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.

Elbasan

Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur. Në aksin Lunik – Steblevë, qarkullimi në këtë segment kryhet me zinxhirë. Segmenti Fushë Studë – Steblevë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Aksi është i hapur.

Berat

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Vlorë

Në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal. Në akset e tjera të këtij qarku nuk ka probleme. Aksi është i hapur.

Next Post
Virusi i gripit, dyndje në spitale nga veriu në jug

Virusi i gripit, dyndje në spitale nga veriu në jug

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ngjall reagime të forta, ja si e shpjegon autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam…!

October 23, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

October 23, 2026
Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

Ministri Karakaçi inspekton Zyrën Postare Nr.5 në Tiranë: Sportelet të hapura për qytetarët!

October 23, 2026
Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

October 23, 2026
Mashtrimi 2 mln euro me detyrimet tatimore, si funksiononte skema

Zbatimi i Ligjit të Faljes, Tatimet njoftojnë fshirjen e 453 milionë eurove detyrime!

October 23, 2026
Vapa ndryshon tregun e banesave në Francë, blerësit kërkojnë shtëpi më të freskëta -

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

October 23, 2026
Dekretimi i ligjit për pagat e magjistratëve, Bardhi: Pikëpyetje mbi rolin e Presidentit si garant i Kushtetutës!

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

October 23, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

October 23, 2026
Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In