• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjithë kjo luftë po bëhet për non gratën e Berishës”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së sulmon ish-kryeministrin

by
31/01/2022 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij vijojnë akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Vehap Kola, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se lufta reale e Sali Berishës bëhet për të shpëtuar nga statusi non-grata në SHBA, jo për demokratizimin e PD.

Reagimi i plotë:

Histori dhe rrëfim: anestezia retorike e Berishës për mbështetësit e tij

Historitë – thotë psikologu social Karl Ëeick – lejojnë që qartësia e arritur në një zonë të kufizuar të shtrihet dhe mbivendoset në zona të tjera më pak të qarta. Përdorimi i rrëfimit në luftën politike mes PD dhe Berishës është dukshëm një përpjekje për të përdorur qartësinë e një historie për të shpjeguar apo censuruar zona të tjera më pak të qarta.

Për të mos rënë pre e kurtheve retorike, njeriu i zakonshëm bën disa pyetje: kush po e rrëfen historinë? Si është i lidhur rrëfimi me interesat dhe lojën për pushtet? Çfarë lihet mënjanë apo zvogëlohet në këtë rrëfim?

Një studiues i narratologjisë i gjysmës së parë të shek. 20, Viktor Shklovksi e ka shpjeguar kështu përpjekjen e rrëfyesve [edhe politikë]: një rrëfyes i efektshëm është ai që ia del të korrë dy rezultate themelore: besueshmërinë e rrëfimit dhe origjinalitetin.

Në shumicën e akuzave që ka hedhur Berisha ndaj PD dhe Lulzim Bashës, zor se gjen ndonjë gjë origjinale. Skenarët konspirativë të Xhorxh Sorosit, Edi Ramës dhe luftës ndaj liderve konservatorë janë konsumuar prej kohësh nga proxy-t e Berishës në sferën publike. Akuzat për bashkëpunim me Ramën apo për përdorim të opozitës si mjet për të bërë biznes janë bërë prej vitesh nga ish-bashkëpunëtorët e Berishës që krijuan partitë e tyre pas vitit 2017.

Për të ndërtuar besueshmëri, Berisha ka thirrur në ndihmë ngjarje të vërteta të cilat i instrumentalizon për të rrëzuar barrierat e skepticizmit tek audienca dhe për t’u servirur më pas thelbin e tezave të tij. Për shembull, ai u thotë ndjekësve të tij se qëndrimi i tij kundër shkëmbimit të territoreve dhe reformës në drejtësi nxiti hakmarrjen e Xhorxh Sorosit që është sponsor i këtyre projekteve, prandajai u shpall non-grata.

Po edhe Ramush Haradinaj apo Albin Kurti e kundërshtuan shkëmbimin e territoreve. Pse ata nuk u shpallën non-grata? Pse Thaçi, që ishte sponsor kryesor i kësaj ideje në Kosovë, u arrestua dhe po gjykohet në Hagë? Ai e di që mbështetësit e tij nuk do të jenë në gjendje të mendojnë më tej dhe në mënyrë skeptike pasi ai u ka përmendur një episod të vërtetë: faktin që Berisha ishte kundër shkëmbimit të territoreve.

Projektin prigjinal të reformës në drejtësi e kundërshtoi edhe Lulzim Basha, madje ai ka marrë kritika dhe akuza nga ambasadori Lu si pengues i reformës. Por ShBA zgjodhën ta mbështesin atë dhe ta ndihmojnë të reformojë opozitën.

Një përpjekje tjetër e Berishës në këto 5 muaj ka qenë shndërrimi në domen qëndror i çështjeve të organizimit dhe drejtimit të Partisë Demokratike dhe largimi nga fokusi i problemit të tij me statusin non-grata në ShBA dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve në luftën ndaj tij.

Narratologu Ëallace Martin e ka përshkruar këtë dukuri si përpjekje për të ndryshuar definicionin e gjërave. Duke ndryshuar definicionin e asaj që vrojtojmë – thotë ai – ne. ndryshojmë vetë atë që vrojtojmë.

Kur përkufizime të ndryshme përdoren për të skicuar të njëjtin territor, rezultatet do të dallojnë nga njëri-tjetri njëlloj siç dallojnë hartat topogragike, politike dhe demografike, ku secila syresh zbulon një aspekt të realitetit falë injorimit të aspekteve të tjerë.

Në 5 muaj, Berisha është orvatur t’u hedhë hi syve demokratëve për çështjen e tij reale dhe të ndezë mes tyre konflikte për motive që nuk kanë gjetur asnjëherë trajtim në PD. Demokracia e brendshme, kolegjialiteti apo sovraniteti nuk kanë qenë asnjëherë temë politike në PD në asnjë moment të historisë së saj.

Demokratëve u duhet bërë e qartë se lufta reale e Sali Berishës bëhet për të shpëtuar nga statusi non-grata në SHBA, jo demokratizimi i PD. Ai nuk ka lënë rast pa i kërkuar ShBA-ve të tërheqë vendimin. Po të ishte demokratizimi, nuk do të kishte pritur 9 shtatorin për të nisur luftën ndaj Lulzim Bashës për mënyrën e drejtimit të PD në 8 vitet e fundit.

Historitë dhe rrëfimet selektive të Berishës të interpretuara sipas interesit të tij personal në këtë moment, duhen njohur si anestezi për mendjet e demokratëve dhe si të tilla duhen injoruar.

/b.h

Next Post
“Parashikimi”/ Nga Iliri tek Beniada, kush ka më shumë shanse të shkojë në finalen e ‘Big Brother VIP’

“Parashikimi”/ Nga Iliri tek Beniada, kush ka më shumë shanse të shkojë në finalen e ‘Big Brother VIP’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In