• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastra për një javë ‘kryeqytet’ i kulturës, Festivali Kombëtar mbledh 1200 artistë që do të performojnë në qytetin e gurtë

by A R
18/06/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë na ndajnë nga Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ministja Margariti dhe kryetari i bashkisë Golemi shohin nga afër përgatitjet

 Skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar po i vendosen  elementët e fundit për të pritur grupet folklorike dhe artistët në mbrëmjet nga 24 Qershor deri më 1 Korrik 2023.

Rikthimi i Festivalit Folklorik Kombëtar do ta shndërroj Gjirokastrën në kryeqendrën e kulturës dhe turizmit për më shumë se një javë.

Kur na ndajnë pak ditë nga nisja zyrtare e Festivalit, Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi inspektuan ecurinë e përgatitjeve për zhvillimin jo vetëm të Festivalit por edhe një mori aktivitetesh të tjera që do të zhvillohen gjatë ditëve dhe që kanë për qëllim promovimin e etnografisë, produkteve artizanale, kulinarisë etj.

‘Sot kemi një ditë të veçantë sepse kemi ardhur në Gjirokastër për të parë ato elementit e fundit të Festivalit. Jam shumë e kënaqur me grupin që kemi punuar, kur shohim finalizimin e përpjekjeve. Nuk ka periudhë më të mirë, për t’u organizuar. Në Kala do festojmë të gjithë bukurinë shqiptare. Me Flamurin kemi bërë një punë të madhe këto ditë’- u shpreh për mediat Ministrja Margariti.

Në skenën e Festivalit Folklorik në Gjirokastër do të interpretojnë 1200 artistë nga 12 qarqet e vendit përzgjedhur nga komisioni artistik. Do të ngjitet në skenë gjithashtu grupi nga Kosova me 60 pjesëmarrës. Interpretim fantastik pritet të ketë edhe ansambli “Shota”, nga Kosova me 50 pjesemarrës. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbereshët e Italisë, grupi i Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asambli me shqiptarët e Zvicrës, si dhe asamblet nga Londra dhe grupet shqiptare nga Athina pritet të jenë një tjetër suprizë për publikun shqiptarë dhe turistët.

Përveç skenës në qendër të kalasë së Gjirokastës, pasuri e mbrojtur nga UNESCO, do të ketë edhe skena të tjera me 90 të ftuar special të muzikës popullore moderne, shqiptare dhe të huaj duke i bërë netët të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

Përveç performancave muzikore, një ‘guidë’ e veçantë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë turistike do të jenë një serë aktivitetesh promovuese të etnografisë, zejtarisë, kulinarisë etj.

Next Post
Shumica e parlamentit italian bashkohet në mbështetje të kryengritjes dhe rezistencës së Iranit

Shumica e parlamentit italian bashkohet në mbështetje të kryengritjes dhe rezistencës së Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In