Një banesë në lagjen Dunavat të Gjirokastrës është shkrumbuar totalisht nga zjarri. Zjarri është shkaktuar nga shkëndija e druve, që kishin rënë në një divan, brenda banesës.
Ndërkohë, zjarri ka alarmuar banorët, pasi kjo banesë ndodhet shumë afër me banesat e tjera, të cilat rrezikojnë nga flakët.
Deri më tani, flakët e mëdha të zjarrit kanë prekur edhe një banesë tjetër, që ndodhet shumë pranë. Banesa e djegur i përket një familjeje me mbiemrin Topulli. /e.s/