• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjirokastër, historia e familjes që jeton në skamje. “Ato pak para që fitoja i bëja ilaçe për gruan, por…”

by Java News
03/03/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen e Osman Haloçit në Gjirokastër. Pas vdekjes së bashkëshortes 5 muaj më parë, 55-vjeçari mbeti i vetëm me dy fëmijët e mitur, 12 dhe 11 vjeç.

E vetmja e ardhur për ta, është pagesa e fëmijëve me statusin e jetimit dhe të ardhurat e pakta nga punët ditore të 55-vjeçarit, që rrëfen se tashmë i duhet të jetë nënë e babë për fëmijët e tij. Por ai pavarësisht kërkesave të vazhduara, nuk e ka patur mundësinë të gjejë një punë të përhershme. Të ardhurat e pakta që kishte i shpenzoi për të kuruar bashkëshorten, e cila pavarësisht përpjekjeve, nuk mundi të shpëtojë nga vdekja.

“Jetoj me dy fëmijët e vegjël në shtëpi. Të tjerët janë larguar. Gruaja vdiq para 5 muajsh. Jetojmë mos më keq. Nuk kemi asnjë mundësi financiare. Jetojmë me 40 mijë lekë të vjetra pension që marrim për fëmijët. Ata mësojnë shumë, janë nxënës të mirë. Vetë nuk kam patur mundësi të punoj. Jam kujdesur për gruan. Tani jam i interesuar, kam shkuar të Zyra e Punës, e më kanë thënë që kur të ketë ndonjë vend pune do të të njoftojmë. Një vit të tërë jam kujdesur për gruan, e cila ishte shumë sëmurë. Kishim shumë shpenzime për të kuruar gruan, por nuk ia dolëm dot. Tani nuk kemi asnjë mundësi. Kur kemi ndonjë lekë, blejmë ndonjë ushqim”, tha 55-vjeçari. 

Në banesën, që ndodhet shumë larg qendrës së qytetit ajo që bie më shumë në sy është varfëria që ka pushtuar këtë familje. Muret prej betoni, të mbuluara nga lagështira, dollapi i boshatisur dhe frigoriferi i zbrazët janë gjithçka që kanë fëmijët e mitur. “Do doja të kisha edhe unë kushte më të mira jetese”, thotë djali i vogël. Familja Haloçi ka ndërtuar banesën e tyre të thjeshtë në lagjen “Gërhot”, një prej lagjeve informale të qytetit, dhe dy fëmijëve të mitur u duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë e të vështirë për të shkuar në shkollë, herë të ushqyer e herë jo, pa kujdesin e nënës dhe pa vëmendjen e shtetit.bw

Next Post
Mashtrimi i PD-së me dekriminalizimin, 0 kërkesë për verifikim të zyrtarëve

VIDEO/ Militantë të PD tentojnë incident me Mogherinin, donin ti prisnin rrugën, ndërhyn garda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com