Kreu i PSD Skender Gjinushi ka deklaruar për Report TV se kërkesat e LSI për ndryshime në qeveri duhet të nisin nga dikasteret që ajo drejton. “Janë disa sektorë që kanë lëvizur për mirë, janë bërë mjaft punë të mira duke nisur nga policia, nga KESHI, nga të tjera. Po të jetë për impuls rrugët duan impuls, tha ai. Drejtësia p.sh është më e gozhduara për specifikën që ka, sepse është në konlfikt me KLD dhe janë bërë të papajtueshme në një farë mase, atëherë që atje patjetër duhet dhe faktikisht ka dalë në plan të parë reforma në drejtësi”, tha Gjinushi.
Gjinushi shtoi se mes Ramës e Metës ka një pakt për të mos prekur ish-kryeministrin Berisha. Sipas tij e majta “jo vetëm si kërkon dot llogari Berishës, por ai i kërkon atyre. Heshtazi është pranuar dhe nga Rama dhe nga Meta, të cilët i thonë fol sa të duash, mirëpo kjo krijon një imunitet për të gjithë çfarë ka ai pbrapa”, u shpreh Gjinushi.
Kreu i PSD-së vlerësoi gjithashtu vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin, por ai u shpreh se mungojnë goditjet në nivelet e larta, që janë prova e zjarrit e kësaj sfide.