Në Komisione e Parlament replikojnë e kritikojnë njër-tjetrin, por duket se jashtë këtyre dyerve janë miq. Bëhet fjalë për Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri dhe deputetin e PD Genc Ruli të cilët debatuan ashpër në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku ministri raportoi mbi ligjin për eficencën e energjisë.
Ai u përball me akuzat e opozites lidhur me ceshtjen e marreveshjes me CEZ. Por, pas saj ata janë fotografuar shumë miqësor dhe të qeshur me njëri-tjetrin.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në sfond gjendet edhe deputeti Naim Kopliku, i cili sapo ka ndezur një cigare, edhe pse ndodhet në një mjedis të mbyllur publik.

