• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi: Nuk kemi protestë, por mbledhje të PD në bulevard…

by A R
15/03/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Gjinushi, shprehet se është e domosdoshme të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor për të pasur zgjedhje me standarde.

Në një intervistë për “Shekulli-n”, aleati i Ramës lë të nënkuptohet se është pro shtyrjes së zgjedhjeve me kërkesën për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje. Ndërkohë, ai është kundër qeverisë teknike. Sa i përket ndryshimeve në kabinetin “Rama”, kreu i PSD nuk mendon se kanë ardhur për shkak të protestës apo presioneve të tjera.

Kryeministri vendosi ndërrimin e 4 ministrave përnjëherësh, edhe pse kishte deklaruar më parë se nuk do të ndryshonte ministrat pa përfunduar mandatin. Si i shihni lëvizjet e Ramës? Mendoni se ka pasur presion?

Së pari, duhet të themi se nuk ka protestë. Ka vetëm mbledhje të rregullta të PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku PD mblidhet më të vetët dhe bën një kërkesë, pra kemi të bëjmë me një kërkesë të opozitës dhe jo me një protestë. Sepse nuk ndodh kurrë që politika bën protestë dhe politika kërkon. Nuk ka protestë veç datës 18 shkurt. Tani kemi një kërkesë në formë çadre. Mendoj se ndryshimi i ministrave ishte një masë e brendshme për të ecur përpara. Nuk ka lidhje me kërkesën që është absurde, pa sens. Çdo opozitë do të dëshironte që zgjedhjet t’i bënte vetë që të fitojë paraprakisht por kjo nuk njihet si koncept demokracie sepse zgjedhjet bëhen për të përcaktuar kush do jetë në qeveri. Kurse Basha thotë lëre qeverinë pastaj bëjmë zgjedhjet. Qeveri teknike është bërë kur pa pasur krizë. Kriza është mes qeverisë dhe një pjese të rëndësishme të popullsisë, siç ka qenë ’97, siç ka qenë ‘91, ’92.

Opozita ka ngritur shqetësimin e manipulimit të procesit…

Qeveri teknike e zgjedhjeve është KQZ dhe komisionet, jashtë çdo lloj propagande që bëhet, fati i zgjedhjeve, i standardeve zgjedhore, është në dorë të komisioneve. Standardet në 90 për qind varen nga komisionet. Dy partitë kryesore me përfaqësuesit e tyre nëse zbatojnë ligjin zgjedhjet kapin standardet ndërkombëtare. Dhe këtë e di shumë mirë Basha dhe aleatët e tij. PD çuditërisht ka kundërshtuar komisionet teknike, pra të depolitizuara dhe ne gjithmonë në zgjedhje kemi hyrë pasi plotësohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për këtë është ngritur një komision para dy vjetësh dhe pasi bllokoi punën e komisionit, PD del me një kërkesë që nuk ekziston në manual, qeveria teknike. KQZ është qeveria e zgjedhjeve. Mund t’i besohet një KQZ politike dhe komisionet politike?! Atëherë duhet të kalojmë në komisione teknike.

Ju si kryetar i një partie çfarë ndryshimesh mendoni se duhet të ndodhin për të pasur zgjedhje me standarde?

Absolutisht të garantosh mirëfunksionimin e KQZ dhe komisioneve. Të gjithë këtë thonë por në fakt ka shumë deviacione në ushtrimin e detyrës nga komisionet, 80-90 puna varet nga komisionet dhe 10 për qind nga qeveria. Po të lexosh raportet problemet janë vota familjare, vota e fshehtë, listat zgjedhore me probleme. Pra, janë probleme teknike. Është dhe blerja e votës. Ky nuk është fenomen i një partie. PD nuk ka kujt t’i bëjë moral me blerjen e votës. Unë jam për depolitizim të komisioneve dhe numërimi në qendrat e votimit, të rikthehet.

Numërimi elektronik mendoni se i zgjidh këto problematika me zgjedhjet?

Përderisa ne e kemi kërkuar kur ishim në opozitë, nuk e ndryshojmë më. Kanë qenë dy gjëra. Teknologjia me efektivitet në Shqipëri mund të përdoret për identifikimin e votuesit, kjo do të eliminonte votimin fiktiv. PD nuk i dha këto kur ishte vetë në pushtet dhe i kërkon tani, në një kohë të kufizuar. Mund të bëhej edhe një korrektim në sistem.

Do të ishte një alternativ shtyrja e zgjedhjeve në mënyrë që të impelemntohen të gjithë këto propozime në Kod?

Përderisa ka një qëndrim të unifikuar që këto gjëra i ka kërkuar dhe maxhoranca e sotme kur ishte në opozitë, i kërkon dhe opozita tani që është në pozitat e pakicës. Janë të shkuara tek raporti i OSBE./ODHIR, madje janë futur dhe në Kod. Në vend që të përqendroheshin tek këto, dalin tek një kërkesë që nuk bëhet.

Next Post
Pelas, çfarë gjoksi

Pelas, çfarë gjoksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com