• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjinushi: Ministrat teknikë nga ‘gardian’ të zgjedhjeve, në të pangopur tenderash

by Java News
19/08/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimi i ministrave teknikë të Partisë Demokratike nga qeveria dhe publikimi i raportit të tyre për zgjedhjet, ka ngjallur reagime në arenën politike. Kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se ministrat teknikë të PD nga mbrojtës të zgjedhjeve u kthyen në të pangopur për tendera. Ai tha se përfshirja e teknikëve të PD në qeveri u bë thjesht për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra, por më pas atyre u pëlqeu pushteti i tenderëve.

Gjinushi thotë se futja e ministrave në qeveri ishte e domosdoshme për të justifikuar ndarjen e Lulzim Bashës nga çadra, pra duhej një marrëveshje që PD të mbyllte çadrën në bulevard. “Ishte një përpjekje e dështuar për të nxjerrë Lulin nga çadra. Ishte një eksperiencë që po ta marrësh formalisht edhe mund të pranohej, por siç hodhën dorë nga mbrapa këta ministra dhe ndonjë gjë pozitive që mund të kishte, u kthye në negative. Sidomos ajo parodia që do ikim sapo të bëjmë raportin…edhe OSBE nuk e bën raportin në Shqipëri, e bën jashtë.

Nuk rri një ministër një muaj e gjysmë për të bërë raportin. Ministrat teknikë nga mbrojtës të zgjedhjeve të lira, u kthyen në të pangopur të tenderëve të lira. E nxorën nga kontrolli edhe shokun Lul. Ishte një praktikë e parregulluar me ligj e improvizuar dhe nuk mund të prodhonte veçse këtë”, u shpreh Gjinushi.

Duke u ndalur te raporti i zgjedhjeve, Gjinushi u shpreh se ministrat teknikë shkruan një raport me konstatimet e Lulzim Bashës, pa asnjë fakt konkret. Më tej, ai tha se ministrat shtynë ditët në qeveri për të përfituar nga pushteti, me justifikimin se po hartonin një raport.

“Ata shkruan një raport që ishte ajo çka përse u vunë; u vunë gjoja për të parandaluar një dy tre gjëra dhe ato që i shkroi Luli pa u bërë zgjedhjet i vunë në raport, dhe thanë që të gjitha këto që tha kryetari ynë ndodhën dhe ne s’kishim ç’bënim”, tha Gjinushi. Në raportin e publikuar nga ministrat teknikë, thuhet se votat u blenë, policia nuk e ndaloi korrupsionin, nuk u garantua vota e lirë, por nuk ka asnjë fakt konkret. Janë akuza që PD i thotë për çdo ditë.

Next Post
FOTOT/ Fotografët e huaj: Koha kur Shqipëria prmbytej nga parrullat komuniste

FOTOT/ Fotografët e huaj: Koha kur Shqipëria prmbytej nga parrullat komuniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In